Financimi i OJQ-ve nga fondet publike - shpenzim apo investim

Financimi i projekteve dhe programeve të OJQ-ve nga fondet publike është një nga format e bashkëpunimit në mes të sektorit publik dhe jo-qeveritarë. Kjo formë e bashkëpunimit praktikisht do të thotë se Qeveria dhe vetëqeverisjet lokale nga buxheti i shtetit dhe buxhetet lokale,financojnërealizimin e projekteve të organizatave joqeveritare. Financimi i OJQ-ve nga fondet publike është ende, të paktën në Mal të Zi, plot kundërshtime dhe dilema. Disa nga çështjet që pothuajse gjithmonë shoqërojnë këtë temë janë:

Objavljeno: 15. 04. 2016 - 00:10 Promjenite veličinu teksta: A A A

A është nëpërgjithësi e detyruar qeveria për të mbështetur projektet e OJQ-ve? Organizatat që marrin fonde nga qeveria dhe komunat a zvogëlojnë me këtë pavarësinë e vet në veprim dhe angazhim kritik? A janë duke u bërë më shume qeveritare se sa joqeveritare? Si duhet te organizohet ky proces, në mënyre  që burimet te ndahen në mënyrë të përgjegjshme, transparente dhe praktike? Sa janë te mjaftueshme fondet për OJQ-të? Kush ka dobi përfundimtarenga shpërndarja e këtyre fondeve? Aështë ndarja e fondeve për OJQ-të një tjetër shpenzim në buxhet apo investim në zhvillimin e shoqërisë?

Këto pyetje janë hapur nga fillimi sa herë që ka njëshpërndarje të re të fondeve apo shpallje publike. Aktuale janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për OJQ-të në fushën e financimit, dhe në ketëmënyrë dilemat kryesore për këtë çështje më në fund duhet të eliminohen.

Ja fillojmë me radhë...

Financimi i OJQ-ve nga fondet publike e drejtë apo mundësi

Principi kryesorë i financimit publik është se kjo ështënjëmundësi dhe jo e drejte e organizatave joqeveritare. Megjithatë, kur qeveria vendosë tëmbështesë projekte dhe programe të OJQ-ve dhe këtëçështje e rregullon me ligj, atëherëështë e detyruar t’i zbatojëkëto ligje. Financimi i projekteve të OJQ-ve në Mal të Zi është i rregulluar me Ligjin përOrganizatat Joqeveritare, Ligjin përlojërate fatit, Ligjin përvetëqeverisje lokale dhe Ligjin për të drejtat dhe liritë e pakicave. Asnjë nga ligjet e përmendura nuk zbatohet nëmënyrë adekuate, gjë të cilën e dëshmojnë raportet e institucioneve evropiane dhe ndërkombëtare (Raporti i Progresit në Mal të Zi, raporti i Departamentit të Shtetit), qe tregonmarrëdhënien e qeverisëqendrore dhe lokale ndaj çështjes së qëndrueshmërisë financiare te sektorit joqeveritar.

Sektori qeveritarë-joqeveritar

Organizatat të cilat fitojnëmbështetje financiare nga fondet publike, nëmënyrë transparente, nëpërputhje me kriteret dhe rregullat saktësisht tëpërcaktuara, nuk e humbin pavarësinë ne veprimtarinë e vet. Kjo mund të ndodhë vetëm kur qeveria apo komunat jashtë procedurave dhe rregulloreve ndajnë fonde, hapësira apo mbështetje të tjera financiare ose jo-financiare për OJQ-të.Atëherë ekziston mundësia të shfrytëzohen mekanizma të dyshimtë për "zbutjen" e OJQ-ve, pavarësinë e tyre, lirinë e shprehjes dhe në mënyrë indirekte krijohet një sektor qeveritarë-joqeveritarë.Por, po aq e rëndësishme është që nga pala tjetër ekziston gatishmëria për një bashkëpunim të tillë, sepse pavarësinë dhe autonominë e OJQ-ve në funksionimin e tyre, askush nuk mund ta kërcënojë, përderisaorganizata nuk është gati për ndonjë arsye ta sakrifikoje. Kështu, vet fakti se organizata fiton një projekt nga fondet publike në asnjë rast nuk do të thotë se ajo në tënjëjtën kohe bëhet më pak e pavarur dhe më shumë qeveritare.

Si të rregullohet procesi i ndarjes së mjeteve?

Procesi i ndarjes sëmjeteve para se gjithash duhet te bazohet në kriteret që garantojnë cilësinë e projekteve. Një parakusht i rëndësishëm është që projektet që financohen nga fondet publike, d.m.th., me mjetet e taksapaguesve,të jenë në interesin e përgjithshëm publik dhe tëjenë të lidhura direkt me politikat publike, ligjet e aplikueshme, planet,programet dhe strategjitë. Ne këtëmënyrë OJQ-të njihen si subjekte të cilat kontribuojnë në realizimin e politikave publike në fuqi dhe si servise për qytetarë. Të gjitha fazat e ndarjes së fondeve duhet të vihen në dispozicion të publikut dhe cilësia e projektit duhet të vlerësohet nga profesionistë në këtë fushë - vlerësues të pavarur. Ky është një mekanizëm që e parandalon abuzimin, vendimmarrjen e njëanshme dhe veçanërishtndikimin dominues tëpërfaqësuesvetë institucioneve në vendimin për ndarjen e mjeteve. Kontrolli mbi realizimin e burimeve dhe vlerësimin e ndikimit të projektit duhet të kryhet rregullisht dhe në një mostër më të madhe të organizatave, gjegjësisht projekteve.

Sa fonde janë të mjaftueshme?

Nuk ekziston njëparametër konkret evropian apo regjional ne bazë të të cilit përcaktohet sasia e fondeve qe ndahet për projekte. Kjo shumë duhet të jetë nëpërputhje me nevojat e zbatimit të politikave publike në çdo vend dhe në të njëjtën kohë me nevojat e zhvillimit të sektorit të OJQ-ve. Prandaj, sasia dhe mënyra me të cilën ajo përcaktohet i përshtatet kontekstit dhe specifikavetë çdo vendi. Në kontekstin rajonal, shuma që është ndarë për projektet e OJQ-ve nga fondet publike është më e ulët në Mal të Zi. Gjithashtu, numri i donatorëve të huaj në dispozicion për projektet e OJQ-ve është në rënie të vazhdueshme. Në këtë kontekst, për projektet e OJQ-ve në Mal të Zi financimi publik paraqet një perspektivë të vërtetë,prandaj  përcaktimi i saktë i shumës (përqindjanë buxhetin vjetor) është një mënyrë e mirë për të siguruar këto fonde dhepër t’i pasur ne dispozicion çdo vit.

Bashkimi Evropian, dhe financimi publik i OJQ-ve

Kur është fjala për pozitën e sektorit të OJQ-ve në shoqëri, bashkëpunimi me institucionet dhe mjedisin e nevojshëm për zhvillimin e saj, nuk ekziston Legjislacion i Bashkimit Evropian i cili lidhet drejtpërdrejt dhe në mënyrë të veçantë  me organizatat jo-qeveritare. Disa nga kushtet për zhvillimin e shoqërisë civile tërhiqen nga Konventa e cila merret me lirinë e shprehjes, organizimit dhe tubimit, e cila përfaqëson vetëm një segment të kuadrit të plotë për zhvillimin e shoqërisë civile. Fakti është se mungesa eAcquis të saktë dhe të plotë në këtë fushë,është faktor rëndues për vendosjen e standardeve në këtë fushë dhe për të monitoruar zhvillimin e OJQ-ve, veçanërisht në vendet kandidate dhe kandidate potenciale për anëtarësim në BE. Megjithatë, duke njohur rëndësinë e madhe të sektorit joqeveritar qe ka në këto vende për zhvillimin epërgjithshëm social dhe realizimin e parimeve të dinjitetit njerëzor, lirisë, barazisë, sundimit të ligjit dhe të të drejtave të njeriut, Komisioni Evropian ka krijuar një Udhëzues të BE-sëpër mbështetjen e shoqërisë civile në vendet e zgjerimit 2014-2020. Ky udhëzues nuk mund të zëvendësojë zyrtarisht legjislacionin,por në mungesë të tij, bëhet një dokument kyç për monitorimin e zhvillimit të shoqërisë civile që përmban parametra të qartë të këtij zhvillimi.

Një nga parametrat është sigurisht qëndrueshmëria financiare e organizatave të shoqërisë civile. Në mesin e standardeve specifike në këtë fushë të paraparë në udhëzues, janësi më poshtë: Mbështetja financiare nga qeveria të jetë e pranishme në mënyrë transparente, të përgjegjshme, të drejtë dhe jo diskriminuese. Për këtë arsye, Komisioni Evropian në mënyrë të qartë e njeh dhe thekson mbështetjen financiare të Qeverisë si një nga kushtet për arritjen e qëndrueshmërisë financiare të sektorit joqeveritar. Financimi publik është vlerësuar edhe si një nga segmentet kyçe për funksionimin dhe zhvillimin e sektorit të OJQ-ve në përgjithësi. Çdo shtet në fazën e qasjes do të jetë i detyruar për të përmbushur këto kushte dhe në këtë rast konkret krijon një sistem të financimit publik të OJQ-ve icili është transparent dhe i përgjegjshëm.

Financimi i OJQ-ve - shpenzim ose investim

Financimi i projekteve të OJQ-ve nga fondet publike në Mal të Zi përveçmungesës së rregullave, procedurave dhe kushteve, në mënyrë të veçantë "vuan" nga qasja e gabuar me këtë çështje, nga retorika që përdoret për komunikimin Qeveri -OJQ apo edhe nga të dyja anët e argumentit. Kjo qasje është e bazuar në supozimin e gabuar se OJQ-të kërkojnë disa para dhe pastaj qeveria ose iu jep ose nukiu jep. Keqkuptimi është i pranishëm si në institucionet për nëpunësit civilë, në mesin e qytetarëve,dhe  ndonjëherë edhe vete në sektorin joqeveritar. Retorika e tillë çon në trajtimin e OJQ më shumë si një objekt të buxhetit, kosto e pashmangshme që autoritetet vazhdimisht duan ta reduktojnë.

Por, financimi i OJQ-ve nga fondet publike, të cilat plotësojnë kushtet e përshkruara në lidhje me procesin dhe shumën e fondeve, duhet të paraqes realizimin e politikave dhe shërbimeve publike. Prandaj, në qoftë se financimi i tillë kuptohet dhe organizohet nga autoritetet lokale dhe nga qeveria nacionale, atëherë ajo nuk përfaqëson një shpenzim, por në tëvërtetë një investim në zhvillim në fusha të ndryshme.

Organizatat joqeveritare nuk janë dhe nuk duhet të trajtohet si kategori sociale. Ndarja aktuale e fondeve për projektet e OJQ-ve në Mal të Zi, për fat të keq, krijon një pamje të të tillë të sektorit joqeveritar. Për shkak se ajo behet në bazë të parimit "të gjithëve nga pak" pa një vizion të qartë të asaj se sinëkëtëmënyrë mund të zhvillohet sektori jo-qeveritar, pa sqaruar se cilat politika dhe shërbime aplikohen,ne mënyrë qëorganizatat mund të sigurojnë vërtetë rezultatet më të mira nga të cilat do të përfitonin grupe të ndryshme të synimit. OJQ-të nuk kanë nevojë për mëshirën e qeverisë dhe veçanërisht është e rrezikshme nëse OJQ-të vetë e mbështesin një politikë të tillë. Kjo nuk do të çojë në respekt më të lartë, pavarësinë, profesionalizmin dhe cilësinë e OJQ-ve. Përkundrazi.

Kështu tashmë procesi aktual i hartimit të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për OJQ-të në fushën e financimit, duhet të shfrytëzohet seriozisht për të futur ndryshime rrënjësore, jo vetëm në pjesën e procedurave dhe rregullave por edhe në ndryshimin e plotë të diskursit kur flitet për financimit publik të OJQ-ve. 

Ovaj članak je napisan u okviru projekta "Rastimo zajedno 3 - Informacije o EU putem web portala" koji finansira Evropska unija posredstvom Delegacije EU u Crnoj Gori. Članak ne predstavlja nužno službeni stav Evropske unije.

Komentari: 0

Novi komentar