Si është deti ynë?

Me ardhjen e ditëve të bukura dhe sezonit turistik,gjithnjë e më shumë shtrohet pyetja se çfarë cilësieështë deti ynë. Përgjigjjanëkëtë pyetje nuk është aspak e lehtë, para se gjithash sepse nuk ka monitorimgjithëpërfshirës dhe tëqëndrueshëm të mjedisit jetësorë detar. Në tëkaluarënjanëvëzhguar kryesisht karakteristikat fiziko-kimike dhe mikrobiologjike të ujit tëdetitpër të cilat kanë qenë të themeluara kufijtë e lejueshëm të variacionit. Megjithatë, studime të ndryshme kanë treguar se për monitorim të mjedisit detar nuk mund tëvëzhgohenvetëmfaktorë individual dhe përderisa ato nuk e kalojnëkufirin e lejuar nuk mund tëthuhet se gjendja është e mirë. Arsyeja përketëështë veprimisinergjetiki stresorve të ndryshëm, përkatësisht edhe në qoftë se vlera tëndryshme të stresorvejanë nën kufirin e lejuar për shkak tëveprimeve tëpërbashkëta, ka ardhur deri tek çrregullimi i funksionimit të ekosistemit. Përkëto arsye vendet e Bashkimit Evropian kanë renë dakord mbi nevojën e një qasjeje holistike dhe nëDirektivënpërStrategjinë eMarinëskanë miratuar standarde të reja përshkruese të cilat duhet të përcillen dhe tëmirëmbahen nëmënyrë që të sigurohet gjendja e mirë e mjedisit jetësor detar. Kemi 11 përshkrues të tillë.

Objavljeno: 15. 04. 2016 - 00:15 Promjenite veličinu teksta: A A A

Biodiversiteti duhet të ruhet (1) Shpesh flitet për kafshë karizmatikesiçjanë delfini, breshka e detit, peshqit e mëdhenj, por për funksionimin e ekosistemit të rëndësishëmjanë të gjithë organizmat, si ata mikroskopike ashtu edhe tëtjerët, më pak të njohura për shikuesit të thjeshte (p.sh. bakteriet, viruset, planktonet, sfungjerë, krimbët dhe të tjerë). Tëgjithëkëto organizma janë tëndërlidhur mes veti drejtpërdrejtë ose tërthorazidhemundësojnë funksionimin e ekosistemit detar,shërbimet dhe resurset e të cilët ne i shfrytëzojmë dhe ngatë cilat jemi të varur. Kështu, duke ruajtur biodiversitetin e detit ruajmë edhe mirëqenien dhe mbijetesën tonë.

Speciet aloktone nuk dëmtojnë nëmënyrë të konsiderueshme ekosistemin (2)Numri më i madh i llojeve aloktone në Detin Mesdhe ka arritur përmes kanalit të Suezit, atëherëpërmes anijeve (ujërat e ndotur) dhe nëmënyra tjera të ndryshme. Nga llojet e hyra dhe të zbutura, shumica nuk krijojnë probleme tëmëdhapër ekosistemin detar e ato qëkrijojnë problem iquajmë specie invazive. Angazhimi ideritanishëm me këtolloje në tëgjithë botën tregon se më së miri është të angazhohemi në parandalimin e futjes se tyre në zona të reja, sepse kur adaptohen është e vështirëpër t’i shfarosur.

Popullsia e të gjitha llojeve të peshqve, gaforreve dhe molusqeve, të cilët përdorën për qëllime komerciale,duhet të jenë në gjendje të popullsive të shëndetshme (3)Peshkimi intensiv ka çuar deri aty që burimet e peshkimit shumë më shpejtë ngurtësohen se sa rigjenerohen. Përketë arsye janë përcaktuar rregulla si p.sh. gjatësia minimale e peshkut që guxon të kapet, sasia maksimale e lejuar e nxënies, tipi i mjetit qe përdorët dhe ngjashëm. Megjithatë as kjo nuk është e mjaftueshme. Për rimëkëmbjen e fondit tëpeshqve rol tëveçantë kanë edhe zonat e mbrojtura në detë sepse në këto zona është e mundur rritja e pakufizuar dheriprodhimi i të gjithë organizmave. Duke qenë se në shumicën e llojeve tëpeshqveështë e dukshme që të rriturit prodhojnë numër të madh të vezëve,është e qartë se zonat e mbrojtura në dete me parandalimin e gjuajtjes së hershme të peshkut mundësojnë shumim më të madh dhe një rimëkëmbje më të mirë të burimeve të copëtuara. Megjithatë, në krahasim me intensitetin global të peshkimit, numri i zonavetë mbrojtura do të thotë  i atyre oazave për ripërtërirjen e fondit të peshkut, është shumë e vogël (dhe në Mal të Zi as që ka)!

Të gjitha lidhjet në zinxhirin e ushqimit janë në numër te zakonshëm dhe tëllojllojshëm dhe në këtëmënyrëmundësojnë mbijetesën afatgjate dhe riprodhimin (4)Kur mendojmëpërzinxhirët e ushqimit më se tepërminë maje paramendojmë grabitqarë tëmëdhenj d.m.thpeshq të mëdhenj, delfinë, balena, dhe ndonjëherë edhe njeriun. Megjithatë, duhet te theksohet se ekzistojnë edhe zinxhirë të ushqimit shume më të shkurtë dhe më tëndryshëmdhe përfunksionim normal të ekosistemit, tëgjithëjanënjësoj tërëndësishëm.

Eutrofizmi të cilin e shkakton njeriu duhet te mbahet në minimum (5) Sasia jashtëzakonisht e madhe e materieve ushqyese mund të shkaktojëçrregullime, pikë së pari në mbishumiminintensiv të organizmave planktonike dhe në lulëzimin detarë. Në disa raste, në ngjarje të tilla krijohen materie toksike të cilat kanë pasoja negative për ekosistemin detar, si edhe përmirëqeniennjerëzore.

Tërësia e fundit të detit është në nivel që lejon funksionimin e nivelit të ekosistemit (6) dhe posaçërisht e kërcënon nxjerrja e paligjshme e guacave, lundrimi buzë bregut si dhe llojet e ndryshme të shpimit dhe instalimit te spirancave, kabllot, etj.

Konstruksione të ndryshme përgjatë bregdetit dhe impiantet përdesalinizimin dhe për ftohjen e impianteve të ndryshme industriale, ndikojnë në temperaturën dhe kripësirën që kontribuon në qarkullimin e llojeve të ndryshëm dhe është e domosdoshme të sigurohet se ndryshimi i përhershëm i kushteve hidrologjike nuk e dëmton ekosistemin(7).

Shkarkimi i mbeturinave të ndryshme në dete vazhdimisht rritet dhe duhet të sigurohet qëniveli indotësvetë detit është në nivel që nuk jep efekte (8). Sipas kësaj duhet të kemi parasysh që disa ndotës mund tëkenë efekte shumë toksike edhe nëpërqendrime te vogla, si dhe në kontakt me materiale të tjerandryshojnëpërbërjen kimike, e me të edhe helmueshmerinë.

Në lidhje me shkarkimin e mbeturinave gjithashtu duhet të kujdesemi që koncentrimi i ndotësve nuk do ta tejkalojë kufirin e lejuar (9). Kjo ështëvërejturposaçërishtpër shkak se është e njohur se përqendrimi indotësve në organizmin tonë mundtë shumohet në krahasim me koncetrimin nëujë dhe pastaj përgjatë zinxhirit ushqimor ky koncentrim shumëfishohet dhe bëhet toksik përnjerëz(të ashtuquajtur bioakumulimi dhe biomagnifikimi).

Mbetjet e ngurta nuk janë një problem vetëm në tokë, por llojet dhe sasitë e mbetjeve në det duhet të jenë në një nivel që nuk shkaktojnë dëm të ekosistemit bregdetar dhe detar (10). Dhe së fundi, nivel i energjisësë akumuluar(duke përfshirë edhe zërin) është në një nivel që nuk dëmton ekosistemin detar (11). Përveç transportit detar, kjo është veçanërisht e rëndësishme në rastet e kërkimit të naftës, kur duke përdorur "armë ajrore" që drejtpërsëdrejti ndikojnë sidomos në gjitarët detarë.

Këto 11 përshkrues duhet të ndihmojnë në vlerësimin e statusit dhe ruajtjen e ekosistemit detar. Monitorimi i tillë është një detyrim për vendet e BE-së dhe së shpejti do të jetë edhe obligimi ynë. Më e rëndësishme është për të kuptuar se në det nuk ka kufij administrativë si barriera fizike, kështu që problemet në një vend nuk mund të zgjidhen në mënyrë individuale, pa marrë parasysh pamjen më të gjerë dhe bashkëpunimin me vendet e rajonit dhe më gjerë. Përparimet në teknologjinë në mënyra të ndryshme mundësojnë edhe përmirësimin e hulumtimit të detit. Por ne kemi nevojë për më shumë hulumtime të detit nga njerëz të aftë të cilët ende nuk mund të zëvendësohen me hidrolokator, kamera, satelitë, nëndetëse dhe kështu me radhë. Vetëm me njohjen më të mirë të ekosistemit detar në tërësi, nevërtetë mund të themi se në çfarë gjendjeje është deti ynë dhe si mund ta ruajmë më mirë. Por kjo nuk duhet të jetë një justifikim për mosveprim, sepse ne tashmë mund të bëjmë shumë - "vetëm" duhet të zbatohen ligjet dhe rekomandimet ekzistuese!

dr Vesna Maçiq

Instituti Biologjik Detar, Universiteti i Malit të Zi

Ovaj članak je napisan u okviru projekta "Rastimo zajedno 3 - Informacije o EU putem web portala" koji finansira Evropska unija posredstvom Delegacije EU u Crnoj Gori. Članak ne predstavlja nužno službeni stav Evropske unije.

Komentari: 0

Novi komentar