Krimi modern kompjuterik

„Krimi kompjuterik“ është term që u krijua në fillim të viteve të 70-ta në periudhën kur filluan tëpërdoren rrjetet dhe sistemet kompjuterike. Në fillim ato ishin manipulime për shërbimet e telekomunikacionit si dhe për vetë transmetimin e të dhënave kompjuterike. Më vonë, me përhapjen e sistemit të informimit dhe komunikimit (ICT), me prodhimin masiv të kompjuterëve personal (PC) si dhe me ardhjen e internetit, termi “krimkompjuterik” transformohet dhe fillohet tëkrijohen ligjet e para të cilat merren me këtë lloj kriminaliteti.

Objavljeno: 15. 04. 2016 - 00:20 Promjenite veličinu teksta: A A A

Në parim “krimi kompjuterik” nënkupton çdo lloj kriminaliteti nëtë cilin “kompjuteri” ose ‘’rrjeti kompjuterik’’ përdoret si mjet ose qëllim i kryerjes së veprave penale. Dhe, si i tillë mund të jetë politik, ekonomik, prodhimi dhe shpërndarja e përmbajtjeve tëpaligjshme dhe të dëmshme, substancave dhe mallrave si dhe shkelja e privatësisë.

Për shkak të zhvillimit të shpejtë të rrjeteve kompjuterike pa tela (Wi-Fi), me aplikimin e tyre si dhe me zhvillimin e telefonave të zgjuar, termi “krimi kompjuterik”  fillon të fitoj një formë dhe titull të ri i cili quhet“krim ilartë teknologjik”.

Sipas vlerësimit të kompanisë antivirus ‘’McAffe’’, humbjet në botë në nivel vjetorë vlerësohen në miliarda euro, ku janë të përfshira dhe humbjet nga të gjitha llojet e veprave penale të krimit kompjuterik. Kostoja më e lartë është nga fushae abuzimit me numrat e kartës së kreditit (fishing, skimming  dhe ngjashëm), mashtrimet kompjuterike si dhe shkeljeT e të drejtave të pronësisë intelektuale (pirateria e softverit, muzikës dhe filmave) dhe pastaj vijnë dëmet të shkaktuara nga sulmet në bazat e të dhënave të mbrojtura, vjedhja e të dhënave personale dhe spiunazhi ‘’cyber’’.

Shteti i Malit të Zi nuk mbetet mbrapa me zhvillimin e teknologjisëICT, prandaj nuk mbetet mbrapa as në reciprocitetin e kryerjes sëveprave penale që lidhen me krimin e teknologjisë së lartë. Fakti që në vitin 2006 në Mal të Zi ishte përreth 50 000 dhe mbas gjashtëviteve, ky numër është rritur në me shumë se 300 000 të përdoruesve të internetit, tregon mjaft për praninë e internetit në çdo familje të Malit të Zi. Kështu rritet mundësia qështetasit malazez të jenë viktima të krimit kompjuterik si dhe të edukohen për të kryer krime me ndihmën ose kundër sistemit të informacionit.

Sa iu përket rrjeteve sociale (Facebook, Linkedln, Twitter etj) në Mal të Zi, sipas raporteve të fundit, ekzistojnë më shumë se 310.000 përdorues të tyre, që do të thotë se çdo i dyti  shtetas i Mali të Zika një llogari në një nga rrjetet sociale. Duke pasur parasysh faktin e lartpërmendur, në Mal të Zi rritet edhe numri i krimeve lidhur me vjedhjen e identitetit. 

Format më të shpeshta të krimit kompjuterik në Mal të Zi

Në Mal të Zi janë të pranishme të gjitha veprat penale që lidhen me kriminteknologjisë së lartë. Më së shumti janë të pranishme veprat penale në fushën e vjedhjes së identitetit, mashtrim kompjuterik, vjedhje të e-mail adresave, shantazhet kripto loker, shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale, e pastaj vijnë veprat penale, pornografia e fëmijëve,spiunazhi cyber dhe veprat klasike nga fusha e krimit kompjuterik siç janë (sulmet DdoS, injeksionet SQL  etj.) 

Vlerësohet sëdëmi i shkaktuar me ushtrimin e këtyre veprave penale në Mal të Zi në këto vitet e fundit është mbi 1 500 000 euro, qëështë vetëm dëmi i shkaktuar nga ana e kompanive malazeze dhe qytetarëve. Dyshohet se dëmet janë më të mëdha sesa janë treguar zyrtarisht.

▀ Legjislacioni i BE-së nëfushën e krimit kompjuterik (Konventat dhe protokollet shtesë);

Duke u rritur vazhdimisht numri i përdoruesve të internetit në Mal të Zi, ashtu janë adaptuar edhe ligjet malazezepër veprat penale të“krimit të teknologjisë së lartë”. Kështu që në vitin 2004 me të Drejtën Penale janëimplementuar veprat penale nga fusha e krimit kompjuterik. Me ndërrimin e trendit të veprave kriminale, ashtu edhe janë kryer ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Penal. Në 2014,me ligj janë te përfshira te gjitha veprat penale nga fusha e krimit teknologjisë së lartë e cila është  tërësisht e harmonizuar me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

▀ Institucionet dhe kompetenca përluftënkundër Krimittë teknologjisë së lartë

Shteti i Malit të Zi iu nënshtrua tendencavetë reja nga fusha e teknologjisë dhe komunikimit dhe ka formuar Ministrinë përShoqëri Informatike ne te cilën është formuar ekipi CIRT (CERT – Computer Emergency Response Team) i cili është i angazhuar për koordinimin dhe për të ndihmuar organet shtetërorenëmënyrë që tëzvogëlohet risku nga incidentet kompjuterike si dhe rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me shantazhet cyberdhe sigurimin cyber. Ne bote aktualisht ekzistojnë rreth 250 ekipe CIRT.

Gjithashtu, në MPB të Malit të Zi, në Drejtorinë e Policisë, në vitin 2015  është formuar Njësia për luftën kundër krimit të teknologjisë së lartëe cila gjendet nëkuadër të Departamentit për Luftën kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit.

▀ NATO dhe Krimi Cyber (projektet)

Krimi i  lartë teknologjik po bëhet më i organizuar, më i shpeshtë dhe me qellim të orientuar.
Nuk është e panjohur se grupet e organizuara  kriminale  përdorin shërbimet e hakerëve profesionaë për të kryer krime të caktuara dhe ne këtëmënyrepër të "larë" paratë e tyre të fituara në mënyrë të paligjshme  si dhe duke kryer "cyber" spiunazhin , etj.

Hyrja nëaleancën e NATO-s do të na lejonte që të përdorim shërbimet dhe projektet të ndryshme, në mënyrë që t’i kundërvihemi së bashku në kryerjen e veprave penale nga fusha e krimit  të larte kompjuterik.
Për shembull, në Estoni është ekzekutuar sulmi me i madh i regjistruar i hakerëve i cili kishte „paralizuar“ me disa javëinfrastrukturën informatike në të gjithë vendin. Përketë arsye Talini kryeqyteti i Estonisëështë qendra e selisë sëNATO-s për të luftuar krimin kompjuterik në të cilin ndodhet institucioni CoE(Qendra e Ekselencës), ku qëllimi kryesor është planifikimi afatgjatë dhe përmirësimi i luftës dhe mbrojtjes kundër sulmeve haker .

Shteti i Malit të Zi ka fituar ftesën për të hyrë në NATO dhe me vet pjesëmarrjen do të kishte mundësi më tëmadhe te parandalimit, zbulimit, mbrojtjes nga sulmet kompjuterike si dhe rregullimin e pasojave.

Për shembull, qendra e NATO-s për përgjigjet taktike (CDMA - Autoriteti i Menaxhimit Cyber ​​Mbrojtjes), e cila është e vendosur në Bruksel, merret me koordinimin e mbrojtjes kibernetike te anëtareve të aleancës se NATO-s , e cila posedon teknologjinë më moderne dhe më të avancuar për zbulimin e sulmeve "kompjuterike".

E ardhmja e teknologjisë së informacionit dhe lufta kundër krimit kompjuterik

Para disa viteve teknologjia ka përparuar aq shumë,  sa që disa ekspertë kane parashikuar se në vitet e ardhshme zhvillimi teknologjik do të stagnoje. Por, korporatat e mëdha të tilla si Apple dhe Samsung janë përpjekur që stagnimi teknologjiktëmbetet vetëm në fazën e parashikimit . Vetëm me ardhjen e telefonit të parë meekran me prekje të ndjeshme (touch screen phone) janë hapur dyer të reja të progresit teknologjik. Foto-aparatet klasike janë zëvendësuar me telefonat me kamera me rezolucion të lartë.Korporata "Google" është bërë aq e madhe sa që fjala "googleit "është gjetur e listuar në fjalorët e fundit të gjuhës angleze, anglicizmi është pranuar në përgjithësi dhe në gjeneratat e reja në Mal të Zi.Videot në rrjetin social "You Tube", na sjellin përvoja të reja edukative.
Teknologjia e informacionit dhe e komunikimit në të ardhmen do të zhvillohet në drejtim të zhvillimit dhe përmirësimit të telefonave të zgjuar. Dhe hapësirëpër të ka më shumë se ç’duhet.Në të ardhmen, parashikohet që nuk do të ketë më karta të kreditit dhe se paratë letër krejtësisht do të dalin jashtë përdorimit.Telefonat celularë në vetedo të përfshijnë teknologjinë me ndihmën e të cilave ju do të jeni në gjendje për të paguar faturat në dyqan, vetëm duke prekur kasën fiskale. Në qofte se dëshironi të blini një biletë për ndeshjen dhe teatër, ajo do të jetë e vendosur në telefon.Telefonat në të ardhmen do të zëvendësojnë edhe dokumentet personale (kartat e identitetit, pasaporta, patentat shoferëve).

E gjithë kjo do të bazohet në përhapjen e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, dhe me vetë këtë do paraqes një sfidë për mbrojtjen nga hakerat dhe sulmet "Cyber”.Kështu si në praktikën e deritanishme, të përpiqemi të gjejmë mënyra për kompromisin e të dhënave në llogaritë bankare dhe të dhënat personale .

Aq sa mund te duket lehtë, vija e parë e mbrojtjes nga krimi në internet dhe sulmeve "kompjuterike",është njeriu. Nëse ne jemi të vetëdijshëm për kërcënimet qëqëndrojnë nga hapësira" cyber" dhe ngamënyra e abuzimittëteknologjisë së lartë, zvogëlohenshanset për t'u bërë viktima të krimit të teknologjisë së lartë.

Ovaj članak je napisan u okviru projekta "Rastimo zajedno 3 - Informacije o EU putem web portala" koji finansira Evropska unija posredstvom Delegacije EU u Crnoj Gori. Članak ne predstavlja nužno službeni stav Evropske unije.

Komentari: 0

Novi komentar