Mbeturinat, problem apo resurs

Koncepti “qëndrueshmëri” duket modern por është i vjetër mbi 300 vite. E ka shpikur një fisnik sakson i cili është kujdesur për pyllëzim. Në Mal të Zi kjo shprehje është adoptuar aq shumë, sa që përdoret kudo dhe kurdoherë, mirëpo në praktikë nuk ekziston.

Objavljeno: 16. 07. 2015 - 11:57 Promjenite veličinu teksta: A A A

Shembulli më i mirë për këtë është mjedisi jetësorë me të gjitha përparësitë dhe kufizimet, e veçanërisht menaxhimi i plehrave. Mënyra bashkëkohore e jetesës, përparimi ekonomik dhe teknologjik, dukshëm i ndryshojnë shprehitë dhe nevojat tona. Pa marr parasysh rezultatet e analizave të cilat tregojnë fuqinë e dobët blerëse të qytetarëve, mentaliteti i konsumimit është evident në Mal të Zi – më shumë blihet ajo që na imponohet se sa ajo që realisht na duhet, që drejtpërsëdrejti ndikon në sasinë e prodhuar të plehrave, të cilët rriten në mënyrë drastike. Për nevojat e hartimit të draftit të Strategjisë shtetërorë për menaxhimin e plehrave Monstat-i ka realizuar hulumtimin e sasisë dhe përbërjes së plehrave të grumbulluar gjatë vitit 2013. Rezultatet e hulumtimit kanë treguar që duke marrë në konsiderim vlerësimin për numrin e banorëve me 1. janar 2013, gjatë këtij viti janë grumbulluar 1.26 kg plehra për kokë banori në ditë, e që është për 2.4% më shumë se në vitin 2012, kur janë grumbulluar 1.23 kg plehra për kokë banori. Tjetër, me selektimin primar janë grumbulluar vetëm 2.66% nga sasia e përgjithshme e plehrave të grumbulluar dhe 77.3% e banorëve të Malit të Zi kanë shfrytëzuar shërbimet e ndërmarrjeve komunale në mbledhjen publike të mbeturinave komunale. Plehrat e grumbulluar përmes selektimit primar janë materiale interesante për tregun, të cilat i grumbulluan ndërmarrjet komunale përmes ishujve të gjelbërt për plastikë, alumin dhe letër, vetëm në disa komuna ose duke bashkëpunuar drejtpërsëdrejti me qendrat e mëdha tregtare (ambalazhe najloni, kartoni ose letre). Përveç rritjes së vazhdueshme të plehrave, vërehet që edhe përbërja e tyre kimike është gjithnjë e më e komplikuar, e kjo direkt ndikon në shëndetin e qytetarëve dhe gjendjen e mjedisit jetësor.

Përveç dy deponive sanitare nga të cilat njëra duhet ta përmirësojë infrastrukturën në mënyrë që t'i përmbushë standardet që kërkohen, në territorin e Malit të Zi ekzistojnë edhe 19 deponi të parregulluara, prej të cilave dy janë të dedikuara vetëm për hedhjen e mbetjeve ndërtimore (në Kotorr – lokaliteti Dragal dhe në Budvë – lokaliteti Brajiqi). Nga 17 deponitë e tjera, 8 prej tyre kanë pjesërisht të definuar sistemin e kontrollit, dmth. janë të rrethuara dhe punohet në përpunimin e pjesshëm me rrafshim. Ekziston edhe një numër i madh i deponive të parregulluara, të cilat paraqesin burim ndotjeje për mjedisin. Sipas informacioneve nga territoret e komunave, në tërë shtetin ekzistojnë 155 deponi të parregulluara, me vëllim më të vogël se 100 mᵌ, 68 prej tyre kanë kapacitet 100-1000 mᵌ dhe 50 më të vogla se 1000 mᵌ.

Këto të dhëna tërheqin vërejtjen dhe paralajmërojnë pasi flasim për gjendjen e menaxhimit të plehrave në një shtet me 625,266 banorë, e cila me Kushtetutë është vetëshpallur si shtet ekologjik, para 24 vitesh. Edhe atëherë edhe tani, kur përmendim fjalën “mbeturina”, domosdoshmërish me të shkon edhe fjala “problem”. Në ndërkohë kemi harxhuar miliona për të hartuar dhjetëra dokumente zhvillimore, kurse realiteti ka ngecur. Plehrat janë ende problemi ynë, kurrsesi të bëhen resurs dhe burim i rëndësishëm i të ardhurave.

BE-ja na i ka hapur dyert që nga viti 2010. Procesi i integrimit në BE nënkupton angazhimin në harmonizimin dhe zbatimin e politikave dhe standardeve të BE-së, në të gjitha fushat, pra edhe në fushën e menaxhimit të plehrave. Kjo nuk duhet të jetë vetëm në deklarata dhe në letër, por edhe në realitet. Para ca kohësh, ministri Gvozdenoviq deklaroi se jemi në prag të hapjes së kapitullit 27 – Mjedisi jetësor, që dmth. se është koha për të zbatuar në praktikë të gjitha për të cilat angazhohemi dhe që kemi definuar me politikat zhvillimore. Për menaxhimin e plehrave ekziston një numër i madh i politikave dhe standardeve të BE-së, por themelore është Direktiva e Këshillit 75/442/EEC për mbeturinat, e cila definon kornizën dhe hierarkinë në menaxhimin e plehrave (parandalimin dhe zvogëlimin e prodhimit të plehrave dhe dëmet e tij, reciklimin, përdorimin e mëtejshëm ose shfrytëzimin e plehrave si lëndë djegëse dhe në fund deponimin). Reciklim (përpunimi dhe përdorimi i mëtejshëm) në Mal të Zi ende nuk ekziston. Mund të flasim për një përqindje shumë të vogël të plehrave të recikluar nga selektimi primar dhe për shpërndarjen e tij në treg, pak më shumë se 2%. Nëse ende nuk ekzistojnë kushtet për reciklimin e plehrave dhe prodhimin e energjisë nga plehrat, nuk ka arsyetim se përse nuk punohet në parandalimin dhe zvogëlimin e prodhimit të plehrave dhe vendosjen e selektimit primar të tyre, e që është parakusht për fillimin e reciklimit.

559263a0-c65c-4781-84a3-58c5b0765237-3006otpad2-previeworg

Në praktikë kjo kërkon edukimin e vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës të qytetarëve, e që duke marrë parasyshë specifikat e komuniteteve lokale, është gjëja më e lehtë që mund të bëhet në nivel lokal. Konkretisht, këtë duhet ta bëjnë qeverisjet vendore dhe ndërmarrjet komunale, si servise për qytetarë.

Edukimi ndodhë shumë rrallë dhe këtë zakonisht e bëjnë OJQ-të, nëse realizojnë projekte që financohen nga fonde të ndryshme ndërkombëtare, pasi në Malin e Zi ekologjik nuk është prioritet financimi i projekteve për mjedisin jetësor.

Deponimi i plehrave është metoda e fundit dhe më jopopullorja për menaxhimin e mbeturinave dhe konsiderohet si e paqëndrueshme dhe e papranueshme. Kjo e obligon Malin e Zi që të krijojë teknologji të qëndrueshme për sistemimin e plehrave, sipas rekomandimeve të BE-së. Direktiva e Këshillit 99/31/EC për deponitë, obligon reduktimin e sasive të deponuara të plehrave komunal bio-të tretshëm, përmes kompostimit apo prodhimit të energjisë. Nëse e dimë që sipas analizës nga viti 2013, nga sasia e përgjithshme e mbeturinave të deponuara, rreth 37% ka qenë biodegradues dhe mbeturina të gjelbërta. Kjo tregon se në një periudhë të afërt duhet të krijojmë teknologjitë për reciklimin e këtyre lloj mbeturinave. Jemi të vetëdijshëm që menaxhimi i qëndrueshëm me mbeturinat organike, kërkon teknologji të shtrenjta dhe komplekse, prandaj me pak mjete mund të sigurojmë që mbeturinat e gjelbërta të sistemohen në mënyrë të qëndrueshme përmes procesit të kompostimit, i cili përmbushë të gjitha principet e zhvillimit të qëndrueshëm – financiar, ekologjik dhe social.

Ndryshimet duhet të ndodhin edhe në sistemin e menaxhimit të plehrave. Është e nevojshme të vendoset sistemi i cili do të mundësojë që me sa më pak shpenzime, të grumbullojë sa më shumë plehra. Kjo është më racionale dhe mund të realizohet me formimin e ndërmarrjeve të përbashkëta ndërkomunale për menaxhimin e plehrave, veprimtaria e të cilave do të ishte vetëm komerciale. Kualifikimi i tanishëm njerëzor dhe teknik i ndërmarrjeve komunale, është i ndryshëm dhe i pamjaftueshëm, pa marrë para sysh mjetet e konsiderueshme që kanë në dispozicion, qoftë nga niveli lokal apo ai qendror, por edhe duke shfrytëzuar fonde të ndryshme ndërkombëtare. Struktura menaxhuese të ndërmarrjeve komunale definohen nga niveli politik, kryesisht nuk kanë sektore të zhvillimit dhe krahas kësaj, pushtetet vendore iu kanë mundësuar që në kompetencë të kenë veprimtari të shumta e që në masë të madhe këto ndërmarrje i shkëput nga veprimtaria primare. Problem paraqet edhe pagesa e shërbimeve nga qytetarët, që në nivel të pakënaqshëm, si dhe mënyra e llogaritjes së pagesave sipas madhësisë së objektit të banimit e jo përmes sasisë së prodhuar për kokë banori. Jemi të vetëdijshëm që ndryshimi i mënyrës së pagesës kërkon mjete të konsiderueshme financiare në përmirësimin e infrastrukturës, por duhet ët ndryshojmë sistemet që janë vjetërsuar dhe që janë treguar joefikas.

Mua si qytetore, procesi i integrimit evropian më bën të guximshme dhe të motivuar. Kjo nënkupton zbatimin e politikave dhe standardeve të cilët gjithsesi do të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve në çdo aspekt. Para së gjithash në sundimin e ligjit, e që drejtpërsëdrejti do të ndikojë pozitivisht edhe në mjedisin jetësor, respektivisht në menaxhimin e mbeturinave. Përpara nesh janë vënë detyra komplekse, por edhe është ofruar mbështetje e konsiderueshme financiare dhe teknike. Kapitulli 27 është njëri prej më të shtrenjtëve si në aspektin financiar ashtu edha atë administrativ (në 60 milionë euro vlerësohet vetëm menaxhimi i mbeturinave). Ndryshimet nuk mund të priten brenda natës. Përkushtimi, përgjegjësia dhe aftësia që t’i plotësojmë kërkesat e parashtruara, priten nga Mali i Zi – të gjithë neve, të çdo qytetari veçanërisht. Besoj se do të punojmë për këtë, para së gjithash për veten tonë.

Lila Radunoviq

Eko Centar DELFIN

Ovaj članak je napisan u okviru projekta "Rastimo zajedno 3 - Informacije o EU putem web portala" koji finansira Evropska unija posredstvom Delegacije EU u Crnoj Gori. Članak ne predstavlja nužno službeni stav Evropske unije.

Komentari: 0

Novi komentar