Mbrojtja e konkurrencës - përse i përket edhe konsumatorit?

Për çdo ditë si konsumatorë i ndjejmë efektet e konkurrencës, duke mos qenë fare të vetëdijshëm për këtë fakt. Kur paguajmë faturat e shërbimeve ose blejmë artikuj, çmimi që paguajmë dhe cilësia e fituar kryesisht varet nga konkurrenca në tregun përkatës. Një lojë e ndershme e tregut, ku rregullat janë të njëjta për të gjithë, kontribuon jo vetëm për mirëqenien e konsumatorëve, por në sfera më të gjëra inkurajon rritjen, të rejat dhe punësimin. Për këtë, një numër gjithnjë e më i madh i vendeve rregullojnë konkurrencën në treg me ambicionin të krijojnë kushte për rritje dhe konkurrencë të ekonomive të tyre në sferën globale. Politika e konkurrencës është akoma në zhvillimet e veta në Mal të Zi, sepse vetëm fillimet e proceseve të integrimeve evropiane sollën në sistemin tonë ligjor rregullore gjithëpërfshirëse me të cilat rregullohet sjellja e subjekteve në treg, nga të cilët mund të ketë si pasojë prishjen e ekuilibrit në treg.

Objavljeno: 23. 10. 2015 - 15:22 Promjenite veličinu teksta: A A A

Rregullat e konkurrencës në procesin e aderimit

Kapitulli i konkurrencës, edhe pse në publik qëndron nën hijen e kapitujve që merren me gjyqësorin, të drejtat themelore dhe drejtësinë, përfshin dhe një sërë rregullash dhe reformash të cilat paraqesin kërkesa të rëndësishme para administratës malazeze dhe sektorit privat. Rëndësia e konkurrencës për Bashkimin Evropian është e madhe, çka reflektohet në faktin se Komisioni Evropian është tërësisht kompetent për realizimin e këtyre politikave. Arsye për këtë është se politika e konkurrencës së BE-s shërben jo vetëm për qëllimet e përmendura të sigurimit të çmimeve më të ultë, cilësisë së lartë, inkurajimit të rritjes dhe të rejave në treg, por dhe për qëllimin e krijimit dhe forcimit të një tregu unik të BE-s. Krijimi i një tregu të përbashkët nuk do të ishte i mundur pa rregullin e konkurrencës me të cilën është e ndaluar ndarja e tregut sipas kufijve kombëtar.

Rregullat e konkurrencës janë të ndërlikuara dhe respektimi i kërkesave të njëjta nga subjektet e biznesit në Mal të Zi paraqesin sforcim për njohjen dhe adaptimin e këtyre rregullave në punën tyre, në mënyrë që të evitojnë gjobat e larta në rastin e shkeljes së tyre. Megjithëse rregullat e konkurrencës nuk janë direkt të aplikuara te konsumatorët, respektimi i tyre nga subjektet e biznesit ndikojnë jashtë mase në të drejtat e konsumatorëve. Konkurrenca i detyron këto subjekte të rrisin efikasitetin e tyre, të zvogëlojnë shpenzimet dhe të investojnë në cilësinë e produkteve dhe shërbimeve që ofrojnë. Prandaj është me rëndësi që qytetarët t’i kuptojnë rregullat e konkurrencës dhe pasojat e shkeljes së tyre.

Çfarë e rregullon të drejtën e konkurrencës?

Të drejtën e konkurrencës në kuptimin e gjerë e rregullojnë katër fusha të rëndësishme. E para është dënimi i praktikave të dëmshme të biznesit me të cilat kufizohet apo dëmtohet konkurrenca. Këto mund të kenë formën e marrëveshjeve kufizuese me të cilat dëmtohet konkurrenca ose keqpërdorohet pozita dominuese në treg. Fusha e dytë i përket kontrollit të koncentrimit të subjekteve të biznesit – shkrirjet ose blerjet e shoqërive në treg të cilave potencialisht mund t’u zvogëlohet konkurrenca. Përveç kësaj, rregullat e konkurrencës mundësojnë hapjen ndaj konkurrencës të atyre tregjeve të cilat ishin më parë të mbyllura falë monopolit të shtetit. Më në fund, konkurrenca nënkupton kontrollin e ndihmës së shtetit, kështu që bëhet kujdes që shteti me aktivitetet e veta të mos dëmtoj kushtet e barabarta në treg.

Kartelet – “tatimi” i padukshme që paguajnë konsumatorët

Kartelet, marrëveshjet midis subjekteve të biznesit me të cilët dëmtohet apo kufizohet konkurrenca, preokupojnë më së shumti vëmendjen e publikut, si shembuj të qartë të kufizimit të konkurrencës në dëm të konsumatorit dhe konkurrentëve që ngelen jashtë këtyre marrëveshjeve. Mund të kenë forma të ndryshme, shpesh herë synojnë dakordimin e çmimeve dhe ndarjen e tregut, burimeve të prodhimit apo prokurimit në mes të vetë pjesëmarrësve. Pavarësisht formës, gjithmonë si rezultat kanë çmime më të larta, cilësi të dobët të produkteve dhe shërbimeve, si dhe reduktim të zgjidhjes për konsumatorët. Kur kartelet u imponojnë çmime të larta blerësve të tyre në zinxhirin e shpërndarjes, çmimet e tilla gjithmonë përfundimisht përplasen te konsumatorët final. Prandaj theksohet se konsumatorët në tregjet ku dominojnë kartelet paguajnë tatimet e padukshme të cilat ndikojnë në fuqinë e tyre blerëse. Kartelet është vështirë të zbulohen dhe të dëshmohet ekzistenca dhe vëllimi i tyre, sepse shpeshherë ato janë marrëveshje të realizuara në fshehtësi, rastësisht dhe kompanitë vazhdimisht gjejnë mënyra kreative për shkëmbimin e informatave që paraqesin sekrete të biznesit. Për shkak të vështirësisë së zbulimit dhe dëshmisë ndaj tyre, por edhe pasojave për konkurrentët, konsumatorët dhe ekonominë në tërësi, dënimet për pjesëmarrësit në kartele janë të larta. Kjo shifër në BE sillet deri në 10% të xhiros vjetore të ndërmarrjeve. Duke pasur parasysh se pjesëmarrës në kartelet më të dëmshme, shpesh janë kompanitë multinacionale, është e qartë se përse vëmendjen e publikut e tërheqin dënimet për pjesëmarrësit e karteleve, të cilat arrijnë në miliarda euro. Që këto kartele të zbulohen më lehtë, Komisioni ka aprovuar politikën e lirimit apo të zvogëlimit të dënimeve për ato pjesëmarrës në kartel, të cilët të parët paraqesin ekzistimin e tij ose duke ofruar fakte te reja, mundësojnë dënimin e tij. Politika e imunitetit ka shënuar sukses të konsiderueshëm, sepse frika që njëri nga pjesëmarrësit do ta denoncojë kartelin, destabilizon funksionimin e tij. Megjithatë, kartelet ecin në hap me zhvillimin e politikave dhe gjejnë mënyra që te sigurojnë besueshmërinë e pjesëmarrësve të vet.

Keqpërdorimi i pozitës dominuese – tregu nuk është vend për të drejtën e të fortit

Pozita dominuese e ndërmarrjeve në treg, vetvetiu nuk është e ndaluar. Do të ishte në kundërshtim me parimet e ekonomisë së tregut që ndërmarrja të dënohet nga se është e suksesshme. Ndërmarrjet dominuese kanë fuqinë e tregut e cila iu mundëson të jenë të pavarura nga konkurrentët dhe konsumatorët. Shkelja e konkurrencës ndodhë kur këto ndërmarrje e shfrytëzojnë për shtyrjen e konkurrentëve ose pengimin e hyrjes së të rinjve në treg përmes çmimeve të ulëta dhe joreale; pastaj edhe duke kufizuar qasjen e furnizuesve ose të blerësve, duke imponuar kushte të padrejta dhe të pabarabarta për biznes ose çmime shumë të larta për konsumatorët. Kështu Komisioni në vitin 2004 ka dënuar Microsoft me 497 milion euro, për keqpërdorimin e pozitës dominuese në tregun e sistemeve operative kompjuterike, në të cilin Microsoft zotëron 95% të tregut. Keqpërdorimi ka zgjatur 6 vjet, duke dëmtuar konsumatorët në të gjithë botën, përmes çmimeve të larta dhe zgjedhjes së reduktuar.

Me qëllim të përmirësimit të sistemit të zbatimit privat të të drejtës së konkurrencës, BE ka miratuar Direktivën për kompensimin e dëmit në fushën e konkurrencës, e cila ka të bëjë me dëmet që shkaktohen si pasojë e marrëveshjeve kufizuese dhe keqpërdorimit të pozitës dominuese. Direktiva ka për qëllim harmonizimin e procedurës së kompensimit të dëmit në gjykatat e vendit si dhe t’iu ofrojë të dëmtuarve mundësinë për qasje më të lehtë të dëshmive me të cilat mund të vërtetojnë pretendimet e tyre dhe më shumë kohë për paraqitjen e kërkesave për kompensim.

Kontrolli i koncentrimit: ku është kufiri i lirisë së tregut

Presupozohet se pjesëmarrësit në treg kanë lirinë të bashkohen dhe duke lidhë aktivitetet afariste të rrisin efikasitetin, të zvogëlojnë shpenzimet dhe të zhvillojnë inovacionet. Përse atëherë kontrollohet dhe lejohet koncentrimi i ndërmarrjeve mbi një prag të caktuar. Sepse koncentrime të tilla mund të shkaktojnë zhdukjen e konkurrentëve nga tregu, e me këtë edhe zvogëlimin e presionit konkurrues dhe krijimin apo forcimin e pozitës dominuese në treg.

Koncentrimi veçanërisht kontrollohet në sektorët në të cilët ekziston numër i vogël i konkurrentëve, e ku hyrja në treg është e lidhur me barriera dhe shpenzime të konsiderueshme, siç është tregu i telekomunikimeve. Në situatat ku ekziston frika se koncentrimi do të zvogëlojë konkurrencën dhe kjo nuk përcillet me benefite proporcionale për konsumatorët, Komisioni apo trupi shtetëror për mbrojtjen e konkurrencës, mund ta bllokojë një koncentrim të tillë ose të imponojë kushte sipas të cilave mund të realizohet.

Liberalizimi i tregut dhe përfitimi për konsumatorët

Shërbimet siç janë transporti, shërbimet postare, energjetika, telekomunikimet, deri para disa dekadave në Evropë, e tek ne ende, kanë qenë të rezervuara për kompanitë shtetërore. Këto kompani zakonisht ishin joefikase, ndërsa pozita monopoliste në treg nuk iu jepte nxitje që të avancojnë cilësinë e shërbimeve ose të zvogëlojnë shpenzimet. Me hapjen e këtyre tregjeve, konsumatorëve iu jepet mundësia të zgjedhin ndërmjet operatorëve dhe shërbimeve të ndryshme. Është treguar që kjo ka një efekt pozitiv të konsiderueshëm edhe në inovacione, pasi konkurrenca në treg ka nxitë edhe ofruesit e vjetër dhe të rinj të shërbimeve, që të luftojnë për konsumatorët. Konkurrenca në këto tregje zhvillohet spontanisht dhe është e nevojshme që konkurrentëve të rinj, për një çmim të caktuar, t’iu mundësohet qasja në infrastrukturën e cila nuk mund të dyfishohet. Kjo posaçërisht është e theksuar tek rrjetet e transportit – hekurudha, shfrytëzimi i hapësirave të caktuara ne aeroporte, infrastruktura e telekomunikacionit, infrastruktura për transmetimin e energjisë elektrike, etj. Rrolin vendimtarë në këtë aspekt e luajnë rregullatorët e sektorëve. Liberalizimi është proces që në Mal të zi ende vazhdon, ndërsa sektorët të cilët janë liberalizuar i karakterizojnë çmimet më të ulëta dhe më shumë zgjedhje për konsumatorët.

Kontrolli i ndihmës shtetërore: Kur shteti shkelë ekuilibrin

Subjektet private nuk janë të vetmit që mund të çrregullojnë konkurrencën. Edhe shteti me aktivitetet e veta mund t’i sjellë subjektet e ndryshme tregtare në një pozitë më të favorshme se sa konkurrentët e tyre, duke ju dhënë ndihmë shtetërore jashtë rregullave. Ndihma shtetërore paraqet çdo lloj shpenzimi ose të ardhurave të reduktuara të shtetit, të cilat në baza selektive orientohen drejt subjekteve që ushtrojnë veprimtari ekonomike. Ka forma të ndryshme e tek ne më të njohurat janë: subvencionet dhe garancitë, ndihma fiskale përmes lehtësimeve tatimore, normat e ulëta të interesit, shërbimet sipas kushteve të privilegjuara, blerja e pasurisë nën vlerën e tregut, etj. Ndihma shtetërore mundet dhe duhet të shfrytëzohet për nxitjen e rritjes ekonomike (sidomos për përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme), hulumtimeve dhe zhvillimit, punësimit, mbrojtjes së mjedisit si dhe për korrigjimin e çrregullimeve në disa tregje ose në rajone të pazhvilluara. Përkundër kësaj, kur shteti favorizon disa subjekte ekonomike në baza selektive, kjo mund të shkaktojë pasoja të konsiderueshme për konkurrencën prandaj edhe sanksionet në BE-në janë të rrepta dhe rimbursimi i ndihmës së dhënë dhe të harxhuar, mund ti çojë kompanitë e tilla në pozitë të vështirë financiare. Megjithatë, kontrollin e ndihmës shtetërore edhe në nivel të BE-së, ende e karakterizon një konflikt i ashpër në mes të interesave nacionale me interesat e Bashkimit Evropian, të cilën e përfaqëson

Komisioni. Kjo politikë posaçërisht është testuar gjatë krizës financiare dhe ekonomike, kur rregullat e ndihmës shtetërore janë përshtatur situatës së çrregullimeve serioze ne funksionimin e ekonomive të shteteve anëtare.

Kapitulli 8 – ku jemi me negociata?

Kapitulli i konkurrencës është njëri nga më të vështirët në procesin e bisedimeve dhe nëse gjykojmë sipas përvojave të shteteve që tashmë kanë kaluar nëpër këtë proces, është kapitulli i cili mbyllet i fundit para anëtarësimit. Mali i Zi ka fituar masat për hapjen e këtij kapitulli, të cilat kërkojnë përmbushjen e detyrimeve në fushën e kontrollit të ndihmës shtetërore. Sistemi juridik në këtë fushë në masë të madhe është harmonizuar me legjislacionin e BE-së, por ende ekziston një numër i madh i rregullave nënligjore dhe procedurave që duhet të aprovohen, në mënyrë që të sigurohet zbatimi i plotë i tij. Me këtë është kryer pjesa më e lehtë e punës. Pjesa më e rëndë e implementimit është duke ardhur dhe do të kërkojë forcimin e kapaciteteve dhe pavarësinë e institucioneve të cilat merren me të – Agjencisë për për mbrojtjen e konkurrencës dhe Komisionit për kontrollin e ndihmës shtetërore. Një sfidë të madhe paraqet mungesa e përvojës dhe njohurive gjyqësore, kur është fjala për këtë fushë e sidomos gjyqeve për kundërvajtje, të cilët janë kompetent për dhënien e dënimeve për shkeljen e konkurrencës. Në fund, duhet të ndërtojmë kulturën e konkurrencës, e cila nënkupton konsumatorin aktiv dhe të informuar, i cili njeh të drejtat e veta dhe mekanizmat për t’i mbrojtur.

Mr Bisera Turkoviq

Bashkëpuntore në BDK Avokatët

Ovaj članak je napisan u okviru projekta "Rastimo zajedno 3 - Informacije o EU putem web portala" koji finansira Evropska unija posredstvom Delegacije EU u Crnoj Gori. Članak ne predstavlja nužno službeni stav Evropske unije.

Komentari: 0

Novi komentar