Mbrojtja e origjinës gjeografike – shtimi i vlerave te prodhimeve ushqimore tradicionale

,,Mbrojtja e origjinës gjeografike do te thotë krijimin e nje ambienti me te favorshëm afarist, arritjen e konkurrencës në prodhim, përpunim dhe tregti, duke përmirësuar cilësinë e jetesës në zonat rurale dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor”.

Objavljeno: 26. 01. 2016 - 14:05 Promjenite veličinu teksta: A A A

Prodhimet tipike, gjatë civilizimeve të ndryshme, janë konsideruar sitrashëgimikulturore të popujve dhe shteteve, duke u mbrojtur me mjete legale që kanë ekzistuar në periudhën e caktuar. Për herë të parë termi “prodhime tipike” ka filluar të përdoret si objekt i pronësisë intelektuale në vitin 1883, me nënshkrimin e Konventës së Parisit për mbrojtjen e emërtimeve gjeografike. Më vonë, është arritur konsensusi me nënshkrimin e disa dokumenteve, të cilët kanë rregulluar të drejtat e përdorimit dhe qarkullimit të prodhimeve tipike, në nivel ndërkombëtar.

Kryesisht, në raport me mënyrën e mbrojtjes së emërtimeve gjeografike, të gjitha shtetet mund të renditen në 3 grupe:

  • Shtetet në të cilët mbrohen emërtimet gjeografike me sistem të veçantë – sui generis
  • Shtetet në të cilët mbrohen emërtimet gjeografike si marka tregtare, certifikata, marka kolektiveetj.
  • Shtetet në të cilët nuk ekzistojnë mënyrat formale të mbrojtjes së prodhimeve gjeografike

Aktualisht 112 shtete, duke përfshirë 28 vendet anëtare të BE-së, mbrojnë emërtimet e origjinës gjeografike me sistemin sui generis. Sistemi i mbrojtjes të emërtimeve të origjinës gjeografike në nivel ndërkombëtar, është vendosur gjatë bisedimeve të URUGUAIT, kur u nënshkruaMarrëveshjapër aspektet e tregtisë së të drejtave mbi pronësinë intelektuale (Agreement on Trade-Related Aspects of Intellectual Property Rights-TRIPS)në janar të vitit 1995, nga 135 shtete. Me nenin 22 të kësajMarrëveshje, definohet emërtimi iorigjinësgjeografike (Geographical indications- GI) nëkëtë mënyrë: “emërtimet e origjinës gjeografike janë treguesit që identifikojnë të mirat të cilat rrjedhin nga zonat ose rajonet e shtetit nënshkrues të kësaj marrëveshjeje, ku cilësia e mallit, reputacioni ose karakteristikat tjera, janë vetëm rezultatiorigjinësgjeografike të mallit”.

Sot, më shumë se kurrë, jemi dëshmitarë të kërkesave rigoroze të konsumatorëve, kur bëhet fjalë për zgjedhjen e tyre të ushqimit dhe të produkteve bujqësore kjo ka të bëje sidomos me orientimin e tyre për të zgjedhur produktet ushqimore, të cilët përmbajnë cilësi që lidhet me traditën, mjeshtëritë, vetëdijen, të përçuar nëpër gjenerata. Identiteti lokal i krijuar në shekuj, është rezultat i aftësive të fituara dhe të përsosura gjatë një periudhë tjetër kohore, por të pashkëputura nga burimet natyrore dhe mënyra tipike e prodhimit. Prandaj është e nevojshme të ruhet një trashëgimi e tillë pasi, përveç vlerave kulturore e historike që bartë në vete, ajo krijon edhe një vlerë të shtuar në treg për prodhimet e përmendura. Përveç kësaj prodhimet tipike ndihmojnë në ruajtjen e biodiversitetit,trashëgimisëkulturore botërore, zhvillimit shoqëror dhe promovimin e zonave rurale. Prodhimet mbrohen sepse me këtë arrihet kategoria më e lartë e çmimeve, krijohet identitet dhe njohje, arrihen produkte të vlerës së shtuar, prodhuesit bashkohen me qëllim të paraqitjes së përbashkët në treg.

Produktet me origjinë dallohen nga të tjerët sepse janë tipik dhe kanë identitet lokal. Reputacioni i tyre tek konsumatorët, midisi specifik dhe pandashmëria e produktit, sipas FAO (Food and Agriculture Organization)përbëjnë rrethin e veçantë të cilësisë, i cili përbëhet nga 5 faza:

mz1

 

 

 

Burimi:Food and Agriculture Organization of United nations- FAO

  • Hapi i parë (IDENTIFIKIMI) nënkupton ekzistimin e resurseve specifike lokale dhe bashkimin e prodhuesve me qëllim të identifikimit të produkteve tipike nga ai regjion, resurseve lokale dhe sensibilizimin e aktorëve lokal që merren me prodhim. Në këtë fazë bëhet përcaktimi analitik i reputacionit të prodhimeve të identifikuar, lëndës së parë për prodhimin e tyre, faktorëve klimatik të cilët mund të ndikojnë në cilësinë e prodhimit final shprehitë e njerëzve nga ai lokalitet dhe e gjithë kjo kërkon qasje shkencore, hulumtuese dhe teknik.
  • Hapi i dytë (KUALIFIKIMI) nënkupton hartimin e elaboratit i cili do të sigurojë fakte për ekzistencën e lidhjes në mes të prodhimit, zonës gjeografike për të cilën lidhet dhe cilësisë së tij specifike. Implementimi i kësaj faze kërkon bashkimin e prodhuesve me qëllim të definimit dhe zbatimit të rregullave të arritura, duke rezultuar me një cilësi të garantuar.
  • Vlerësimi (RENTABILITETI) është faza e tretë në identifikimin e mekanizmave të kompensimit për procesin e prodhimit, i cili më së shpeshti realizohet përmes çmimit të produkteve të mbrojtur, i cili është më i lartë se ato industriale. Një komponent shumë i rëndësishëm i kësaj faze është edhe marketingu i produkteve, i cili kërkon një strategji kolektive nga ana e shoqatave të prodhueseve.
  • Roli i strategjive publike në rrethin e cilësisë (POLITIKA PUBLIKE), qeveria, institucionet shtetërore, organizatat joqeveritare, janë të rëndësishme në procesin e pozicionimit dhe të prodhimit konstant të produkteve të mbrojtur, të cilët mund të bëhen faktorë shumë të rëndësishëm të zhvillimit rural. Prandaj, korniza efektive institucionale dhe ligjore, e cila siguron njohjen, rregullimin dhe mbrojtjen e të drejtave pronësore në produktetme origjinëgjeografike është e një rëndësie të veçantë.

 

Rrethi i cilësisë imponon qartë që për mbrojtjen e origjinës gjeografike është e nevojshme të identifikohet prodhimi i cili posedon cilësi specifike, vendin i cili ndikon në parametrat e cilësisë të atij produkti dhe në njerëz, respektivisht në traditëdhe njohuritë specifike që janë pjesë e cilësisë.

Lidhja enjerëzve, vendit dhe produktit

mz2

 

Cilat janë përfitimet nga mbrojtja e origjinës së produkteve ?

Ekzistojnë shumë elemente të cilët e bëjnë mbrojtjen e emërtimit shumë të rëndësishme. Këto përfshijnë aspektet juridike të marketingut, konsumatorë, afariste dhe të politikës agrare. Mbrojtja mundëson parandalimin e përdorimit të të njëjtit emër ose kopjimin e produktit të mbrojtur apo çfarëdo lloj shtrembërimi që mund të hutoj blerësit. Kur është fjala për marketingun, emërtimi i mbrojtur ofron garanci për produktin autentik, me karakteristikat e tij origjinale të cilësisë. Emërtimi i mbrojtur po ashtu krijon shanse më të mëdha për shitje në tregun vendas dhe të jashtëm, duke krijuar bashkëpunim të ngushtë midis prodhuesve të shoqatës, gjë që siguron sasi më të mëdha produktesh të garantuara dhe të standardizuara. Është interes i padiskutueshëm i komuniteteve lokale dhe regjionale që të mbrojnë emërtimet, gjë që reflektohet edhe në nivelin shtetëror, sidomos për ruajtjen e trashëgimisë kulturore e historike si dhe promovimin e bujqësisë dhe turizmit nacional.

Nga aspekti i qëndrueshmërisë mund të flasim për qëndrueshmërinë ekonomike, e cila jep të ardhura më të mëdha dhe përmirëson cilësinë e jetesës në zonat rurale; qëndrueshmërinë shoqërore dhe kulturore, e cila kontribuon në promovimin të identitetit kulturor, traditës lokale; si edhe për qëndrueshmërinë ekologjike, e cila ka për qëllim ruajtjen dhe avancimin e resurseve natyrore dhe biodiversitetit për gjeneratat e ardhshme.

Emërtimet e origjinës, emërtimet gjeografike dhe emërtimet e specialiteteve të garantuara tradicionale

Në nivel të BE-së, mbrojtja e origjinës gjeografike, emërtimeve gjeografike dhe të emërtimeve të specialiteteve tradicionale të prodhimeve bujqësore dhe ushqimore, është e definuar me Rregulloren EC 1151/2012. Gjithashtu, në nivel të BE-së diferenca në çmim në mes të produkteve të mbrojtur dhe të tjerëve nga i njëjti grup, sillet nga 20 – 30 %, që stimulon prodhuesit të nisin procesin e mbrojtjes i cili njëkohësisht jep edhe garanci shtesë për konsumatorët, për cilësinë e produkteve. Deri tani në BE janë mbrojtur rreth 700 produkte bujqësoredhe ushqimore, ndërsa nga vendet anëtare të BE-së, kryesojnë Franca dhe Italia. Rregullorja EC 510/06 ofron mundësinë që edhe prodhuesit nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së, kanë të drejtë të mbrojnë produktet e veta, duke dorëzuar kërkesën drejtpërdrejtë në Komisionin Evropian. Formularët e kërkesës mund të merren në faqen e internetit të Komisionit Evropian (http:europa.eu.int/comm/agriculture), ndërsa është krijuar edhe baza e të dhënave për të gjitha kërkesat e paraqitura dhe të regjistruara (DOOR - http://ec.europa.eu/agriculture/quality/door/list.html).

Produktet autoktone bujqësore dhe ushqimore në BE mund të mbrohen tek institucionet përkatëse, përmes tri formavetë të drejtës në emërtime. Me këtë arrihen të drejtat e emërtimeve të produkteve të tilla dhe atë, të drejtat në: Emërtimin e origjinës (PDO- Protected Designation Origin); Emërtimin e origjinës gjeografikeose treguesit gjeografikë të mbrojtur(PDO- Protected Designation Origin);Emërtimin ereputacionit tradicional të ushqimit ose emërtimi i specialitetit tradicional të garantuar (TSG-Traditional Specialty Guaranteed ). Sipas kësaj Rregulloreje, të gjithë produktet bujqërsore dhe ushqimore të destinuar për konsum njerëzor, me përjashtim të ujërave minerale natyrale, pijeve të forta alkoolike dhe verërave, mund të regjistrohen.

Emërtimet e origjinës në BE

 

 

mz3

Emërtimet e origjinës në BE

Emërtimet e origjinës/burimore shfrytëzohen për shënimin e produkteve cilësia apo karakteristikat e të cilëve janë krijuar vetëm nën ndikim e faktorëve natyrorë apo njerëzor, të një mjedisi të caktuar gjeografikë. Kështu që cilësia dhe vetitë e produkteve kryesisht përcaktohen me zonën gjeografike. Regjistrimi i emërtimeve të origjinës mund të bëhet vetëm për produktet tek të cilët, secila fazë e prodhimit bëhet në zonën e përmendur gjeografike.

Emërtimet gjeografike poashtu tregojnë regjionin ku zhvillohet procesi i prodhimit, me ç’rast është e nevojshme që vetëm një prej elementeve të prodhimit të ndodhet në regjionin e përmendur. Kjo do të thotë që tek mbrojtja e emërtimeve gjeografike, mjafton që vetëm një element i produktit (Prodhimi i lëndës së parë, procesi i përpunimit ose përgatitja) zhvillohet në zonën e kufizuar dhe të përcaktuar.

Emërtimet e specialiteteve të garantuara tradicionale theksojnë karakterin tradicional në kuadër të produkteve dhe më së shpeshti kanë të bëjnë me ushqimet nga oferta gastronomike. Termi “ tradicional” në këtë rast ka të bëjë me periudhën kohore gjatë të cilës janë prodhuar specialitetet dhe e cila nuk mund të jetë më e shkurtër se 25 vjet.

Marrë në përgjithësi, procedura e mbrojtjes së emërtimeve gjeografike është e thjeshtë, në krahasim membrojtjen e emërtimeve të origjinës, pasi nuk është e domosdoshme që të gjitha fazat e procesit të prodhimit të ndodhin në të njëjtin lokalitet. Emërtimet që vendosen në ambalazhin e produkteve, duhet të jenë të standardizuara dhe të tregojnë qartë se për çfarë lloj mbrojtjeje bëhet fjalë, ku ata dallohen nga emërtimi për markën tregtare, e cila ka të bëjë vetëm me paraqitjen e emrit të prodhuesit të mallrave, pa marrë parasysh se nga vjen ai prodhim.

PROCEDURA E PRANIMIT TË EMËRTIMIT PËR ORIGJINËN GJEOGRAFIKE NË MAL TË ZI

Në Mal të Zi, që nga v. 2011. është në fuqi Ligji për emërtimet e origjinës, emërtimet gjeografike dhe emërtimet e specialiteteve tradicionale të garantuar të prodhimeve bujqësore dhe ushqimore (Fl. Zyrtare nr18/11), i cili definonmënyrën dhe kushtet për regjistrim, vlerësim të konformitetit dhe çështje të tjera të rëndësishme për emërtime. Ligji zbatohet për emërtimet e origjinës dhe emërtimet gjeografike të prodhimeve bujqësore për konsum njerëzor, prodhimeve bujqësore që nuk janë për konsum njerëzor, produkteve ushqimore si dhe për emërtimet especialiteteve tradicionale të garantuar. Ligji nuk zbatohet për pijet alkoolike dhe për prodhimet e rrushit dhe verërat, përveç për uthull rrushi.

Sipas këtij Ligji:

  • Emërtimi i origjinës është emri i regjionit, vendit të caktuar ose, në raste veçanta i shtetit, i cili përdoret për të emërtuar prodhimin bujqësor dhe ushqimor që rrjedh nga ai regjion dhe cilësitë e të cilit janë të kushtëzuara nga faktorët natyrorë ose njerëzorë, ndërsa prodhimi, përpunimidhe përgatitja, zhvillohen në një zonë të caktuar gjeografike.
  • Emërtimi gjeografik është emri i regjionit, vendit të caktuar ose shtetit, i cili përdoret për emërtimin e produktit bujqësor dhe ushqimor që buron nga ai regjion, i cili posedon cilësi dhe reputacion specifik,të cilët mund t’i atribuohen origjinës gjeografike,ndërsa prodhimi, përpunimi dhe përgatitja, zhvillohen në një zonë të caktuar gjeografike. Me këtë rast, emërtimi gjeografik pranohet edhe në rastet kur lëndët e para përatë produkt nuk burojnë nga regjioni prodhues, ku lëndë e parë mund të jenë vetëmkafshët e gjalla, mishi dhe qumështi.
  • Emërtimi tradicional gjeografik ose titulli që nuk është gjeografik, i cili përdoret për emërtimin e produktit bujqësor dhe ushqimor,pori ciliplotëson kërkesat e përcaktuara, poashtu konsiderohet si emërtim i origjinës ose emërtim gjeografik.

Procedurën e marrjes dhe regjistrimit të emërtimeve të përmendura. për prodhimet bujqësore dhe ushqimore, eudhëheq Ministria e bujqësisëdhe e zhvillimit rural.

Kërkesa për regjistrimin e emërtimit të origjinës dhe emërtimit gjeografik, mund ta paraqesë vetëm shoqata e prodhuesve apo e përpunuesve të prodhimeve bujqësore dhe ushqimore. Këtë mund ta bëjë vetëm për një produkt. Formulari i kërkesës është përcaktuar me Rregulloren për mënyrën e regjistrimit të emërtimit të origjinës dhe emërtimit gjeografik të prodhimeve bujqësore dhe ushqimore (Fl. Zyrtare 27/14) dhe duhet të përmbajë titullin dhe adresën e aplikuesit, emërtimin e origjinës ose emërtimin gjeografik për të cilin kërkohet regjistrimi. Krahas kërkesës dorëzohet edhe specifikimi me elementët e kërkuar, të cilët kanë të bëjnë me përshkrimin e produktit, përshkrimin e lidhjes në mes të produktit dhe mjedisit gjeografik, etj.

Procedurae mbrojtjes nuk është aspak e thjeshtë dhe përfshinë disa hapa:

  • Shoqata e prodhuesve duhet të jetë e regjistruar dhe e drejta e emërtimit iu takon të gjithë prodhuesve anëtarë të shoqatës, që do të thotë se bashkësia kolektive është pronare e emërtimit. Që i tërë procesi të jetët efikas, rekomandohet që në nivel të shoqatës të formohet ekipi i cili do të definojë produktin, në përputhje me ligjin, të përcaktojëprocedurëntekniketë prodhimitdhe të hartojë dokumentacionin e nevojshëm. Duhet të përcaktohen planet për kontrollin e detyrueshëm intern (të cilin e zbatojnë anëtarët e shoqatës, sipas dinamikës së përcaktuar më parë), verifikimin dhe miratimin e procesit të prodhimit. Që të sigurohet cilësi e standardizuar e prodhimit në nivel të shoqatës, është e nevojshme të organizohen trajnime të prodhuesve, por edhe tëedhe të personelit që do të kryej kontrollet interne.

Specifikimi/elaborati i produktit duhet qartë të definojë dhe të argumentojë cilësinë specifike të mbështetur në traditë dhe ai duhet të përfshijë emrin e produktit, përshkrimin e produktit në aspektin fizik, kimik, mikrobiologjik; definicionin e zonës gjeografike, kufijve të saj dhe fakteve historike për traditën e prodhimit, përshkrimin e procesit të prodhimit nga lëndët e para e deri te momenti i shpërndarjes së produktit, lidhjen e produktit me regjionin gjeografik si dhe procedurën e verifikimit dhe miratimit.

 

Specifikimi, procedura e prodhimit dhe verifikimi i përputhshmërisë

 

 

mz4

Prodhimet autoktone në Mal të Zi

Në Mal të Zi ende nuk janë definuar saktësisht të gjithë produktet bujqësore dhe ushqimore si dhe specialitetet tradicionale, të cilët kanë potencial të mbrohen me ndonjë emërtim të cilësisë. Gjithashtu nuk duhet anashkaluar edhe mundësinë e ripërtëritjes së prodhimit të disa produkteve dhe specialiteteve të harruara që moti.

Disa prej produkteve tradicionale malazeze, siç është Proshuta e Tymosur (e Njegushit), janë të njohur edhe jashtë kufijve të Malit të Zi. Meqë bëhet fjalë për një produkt tipik dhe të njohur, me një traditë shumëshekullore, Proshuta e Njegushit dallohet si njëri prej produkteve më të rëndësishëm të mishit, emërtimin e të cilit duhet mbrojtur. Si një çështje e veçantë paraqitet ajo e lëndës së parë për prodhim, e cila për shkak të mungesave të sasive të mjaftueshme, importohet kryesisht nga vendet e BE-së. Pasi që këtu flasim për njërin nga produktet e rëndësishme të eksportit (nga ky grup), prodhimi i Proshutës së Njegushit ka tendencë rritjeje. Bazuar në trendin në rritje të kultivimit të derrave në Mal të Zi, e sidomos në regjionin e Njegushit me rrethinë,qënë këtë moment as për së afërmi nuk mund t’i përmbushë nevojat e përpunimit, është e arsyetueshme që lënda e parë për prodhimin e proshutës, të sigurohet nga importi. Kjo sidomos, nëse merret parasysh pretendimi i prodhuesve për zgjerimin e plasmanit në tregun e BE-së (kur të arrihen kushtet e nevojshme), ndërsa sasitë që tani prodhohen në Mal të Zi janë vetëm një pjesë e vogël prej 1%, të prodhimit dhe qarkullimit të produkteve të thata në BE. Pastaj, nëse merret parasysh gjendja e përshkruar në këtë sektor, si mundësi e mbrojtjes së Proshutës së Njegushit, qartas imponohet mbrojtja e emërtimit gjeografik për këtë produkt, e cila lejon përdorimin e lëndës së parë e cila e ka origjinën jashtë regjionit prodhues, me kusht që e njëjta të prodhohet në mënyrë adekuate dhe të standardizuar, duke respektuar parimet e domosdoshme të cilësisë. Ky trend i prodhimit si dhe trendi në rritje i eksportit, mund tëjetë edhe një lloj nxitjeje për kultivimin më intensiv të derrave në Mal të Zi.

Në tryezën gastronomike të kuzhinës tradicionale malazeze, nuk kanë rol më pak të rëndësishëm edhe prodhimet autoktone të qumështit, e sidomos Djathi i Plevles, iKollashinit, i Njegushit, ajka, etj. Për disa prej tyre, procesi i mbrojtjes së emërtimit tashmë ka filluar. Iniciativa të ngjashme kemi edhe kur është fjala për përpunimet e mishit nga mishi i lopës dhe i deles, me një paletë të gjerë të llojeve autoktone të pemëve dhe perimeve, drithërave, produkteve të tyre si dhe specialiteteve tradicionale.

Në fund, duke shqyrtuar të gjitha përparësitë që sjell mbrojtja e emërtimit për prodhuesit, por edhe për komunitetin në tërësi, mbetet që krahas përfshirjes së të gjithë aktorëve relevantë, së bashku të luftojmë për ruajtjen etrashëgimisë së pasur, përvojës dhe dijes si dhe mjedisit jetësor që na e kanë lënë të parët.

Ovaj članak je napisan u okviru projekta "Rastimo zajedno 3 - Informacije o EU putem web portala" koji finansira Evropska unija posredstvom Delegacije EU u Crnoj Gori. Članak ne predstavlja nužno službeni stav Evropske unije.

Komentari: 0

Novi komentar