Ndikimi i lëvizjeve të migracionit në sistemin e azilit në Mal të Zi

Viti i kaluar shënoj një trend rritjeje të personave të shpërngulur, të paregjistruar ndonjëherë në historinë moderne. Janë evidentuar më shumë se 1 200 000 azil kërkues. Numri më i madh i refugjatëve sipas vendit të origjinës , është nga Siria, Afganistani, dhe Somalia. Vetëm në Hungari janë zbuluar 145 000 emigrantë ilegal.

Objavljeno: 28. 01. 2016 - 12:53 Promjenite veličinu teksta: A A A

Përkohësisht janë vënë kontrollet e pasaportave në kuadër të zonës së Shengen-it, në Francë, Danimarkë, Norvegji, Suedi, Austri dhe Gjermani. Zgjidhja e problemit të migracionit është ndër prioritetet më të komplikuara të Bashkimit Evropian. Është e sigurte që Agjenda Evropiane për menaxhimin më cilësorë të migrimeve, pjesa e tretë e të cilës është miratuar në dhjetorë të 2015 si edhe sistemi i kuotave për shpërndarjen solidare të refugjatëve, nuk gjejnë pranim të njëjte politik tek shtetet anëtare. Problem paraqesin edhe kushtet formale-juridike. Kështu p.sh Britania e Madhe dhe Irlanda, sipas Marrëveshjes për funksionimin e BE-së , kanë të drejtë të marrin pjesë në këtë shpërndarje vetëm nëse dëshirojnë. Ajo që më së shumti brengosë, është hapja e konfliktit në territorin e BE-së dhe rritja e rrezikut nga ksenofobia, nga njëra anë dhe mbrojtjes së refugjatëve nga tortura dhe dëbimi, nga ana tjetër.

Ky fenomen kërkon reagim të shpejtë të komunitetit evropian përmes ballafaqimit me problemin e migrimeve të dhunshme dhe zgjidhjen e krizave të cilat shkaktojnë lëvizje migruese. Prandaj në vitin 2016 pritet rishikimi i “Dublinit” dhe rregulloreve evropiane që kanë të bëjnë me migrimet legale. Parashihet edhe rritja e mbështetjes financiare për zgjidhjen e krizës së refugjatëve, e cila do të arrijë vlerën e 10 miliardë euro, për periudhën 2015/2016. Kur flasim për situatën e Malit të Zi, në vitin 2015 numri i azil kërkuesve ka rënë, afërsisht nën numër të njëjtë si në vitin 2011, nga të cilët në gjysmën e dytë të vitit kishte vetëm 26. Duke përcjellë situatën në regjion, organet kompetente kanë formuar Grupin Operativ, për sistemin e azilit, i cili ka realizuar përgatitjet për dyndjen e mundshme të emigranteve dhe refugjatëve. Megjithatë, edhe pse është pritur që me ardhjen e dimrit do të ndryshojë edhe rruga e migrimit, Malin e Zi deri tani nuk e ka goditur vala e refugjatëve, e cila me muaj po tronditë Evropën.

Përveç ndërtimit të sistemit funksional të azilit, Mali i Zi përballet edhe me një sfidë të rëndësishme, e kjo është rritja e numrit të shtetasve të cilët kërkojnë azil në zonat e Shengenit. Edhe pse nga 40 për qind e të ashtuquajturve azilantë të rrejshëm nga Ballkanit Perëndimorë, numri më i madh i kërkesave të pabazuara vjen nga Serbia, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria, ndërsa pjesa e shtetasve të Malit të Zi është diçka më e vogël se 2 për qind. Kjo përqindje deri në shtatorë të vitit 2015 është rritur me 160 për qind në raport më të njëjtën periudhë të vitit 2014. Për statusin e azil kërkuesve nga Mali i Zi më rëndësi janë marrëveshjet për riatdhesimin (sidomos në mes Malit të Zi dhe Be-së nga viti 2007) të cilat rregullojnë kushtet e kthimit vullnetar apo të detyrueshëm të shtetasve të vendeve të treta të cilët nuk i përmbushin kushtet e hyrjes, prezencës ose qëndrimit në territorin e shteteve anëtare. Përveç kësaj, Mali i Zi është në listën e shteteve të ashtuquajtura të sigurta të anëtarëve të Be-së, p.sh në Gjermani, ku edhe janë regjistruar numri më i madh i azil kërkuesve nga Ballkani. Parlamenti Federal i Gjermanisë me miratimin e ligjit të ri për emigrantet, e ka deklaruar Malin e Zi vend të sigurte, që do të thotë shtet në të cilin ekziston një sistem politik demokratik dhe ku azil kërkuesi në parim është i mbrojtur nga dëbimi, torturimi apo sjelljet jonjerëzore dhe degradues ose nga dënimi, dhe ku trajtohet ne përputhje me standardet e pranuara ndërkombëtare. Përveç listave nacionale të vendeve të sigurta ,vitin e kaluar ka filluar edhe pyetja në krijimin e një liste të përbashkët të shteteve të sigurta në nivelin e Be-së. Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia vende nga të cilat vijnë 17 për qind të azilantëve të rrejshëm në Be gjithashtu do të jenë në listë, sepse kryesisht bëhet fjalë për shtete të cilat janë kandidate për anëtarësimin në Be që tashmë janë në listën e vendeve të sigurta në shteteve anëtare të Be-së. Çfarë do të thotë kjo në mënyrë praktike? Komisioni Evropian rregullisht do të shqyrtojë gjendjen e shteteve të sigurta në bazë të raporteve vjetore të progresit, veçanërisht në aspektin e përmbushjes së kritereve politike. Përveç kësaj, Komisioni do të ketë mundësi përkohësisht (për një vit) të heq ndonjë shtet nga lista, ne qofte se vlerëson që është përkeqësuar gjendja e të drejtave të njeriut dhe nëse ajo nuk vazhdon t’i përmbush kushtet për një shtet të sigurte.

Edhe pse nuk është reale të pritet që një vlerësim i tillë mund të sjell heqjen e regjimit të vizave për atë shtet, për arsye se për këtë nuk ekzistojnë kushtet formale-juridike, një prej opsioneve mund të jetë suspendimi i përkohshëm i tij. Nga ana tjetër, vënia në listë e vendeve të sigurta, nuk do të thotë gjithsesi që kërkesat për azil të shtetasve të Malit të Zi, nuk do të merren në konsiderim, por procedurat e vlerësimit të kërkesave dhe kthimit në vend, do të zbatohen në afate të shkurta. Kështu në rastin e Malit të Zi si një shtet i sigurte, do të zbatohen afate të shkurta prej disa ditëve deri në pesë muaj, varësisht nga shteti anëtarë, për dallim prej afateve që nuk janë urgjente dhe të cilat në Be sillen prej 6-21 muaj. Edhe pse është reale të pritet që shumica e kërkesave të vlerësohen si të pabaza, ata që i kanë parashtruar gëzojnë garancinë e ndalimit të dëbimit gjatë kohëzgjatjes së procedurës si dhe të drejtën në ankesë dhe në mbrojtje për kushtet humane të rikthimit në shtetin e origjinës. Çfarë mund të bëjë Mali i Zi në këtë drejtim? Gjithsesi të sigurojë kërkesën efikase të Strategjisë riintegruese të personave të riatdhesuar sipas marrëveshjes 2011-2015, e cila duhet të sigurojë pjesëmarrje gjithëpërfshirëse në lidhje me riatdhesimin, kthimin dhe riintegrimin, duke e pasur parasysh që Mali i Zi nuk ka të ndërtuara kapacitete për organizimin e kthimit dhe riintegrim të qëndrueshëm të atyre që kthehen.

Jo me më pak rëndësi është edhe detyrimi i shtetit të parandalojë abuzimin e institutit të azileve dhe të përmirësoje luftën kundër migracionit ilegal. Megjithatë, sfida më e madhe do të jetë që Mali i Zi të sigurojë që principi i sundimit të ligjit vazhdimisht të zbatohet në mënyrë praktike. Theksi duhet të vihet në mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët, si dhe ne inkurajimin e integrimeve shoqërore-ekonomike të komuniteteve të marginalizuara. Me masat inkurajuese të zhvillimit të balancuar duhet të parandalohet shpërngulja e banorëve në zona të caktuara, dhe me politikat gjithëpërfshirëse të rritjes ekonomike të sigurohet që qytetaret të kenë përfitim të njëjte nga reformat ekonomike, dhe jo vetëm elitat politike dhe ekonomike. Duhen siguruar edhe hulumtime efikase dhe dënim i drejtë në rastet e shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe te merren masa në planin e eliminimit të diskriminimit politik, i cili është e pranishme në Mal të Zi në një masë domethënëse, siç ka treguar edhe më herët hulumtimi i CEDEM. Marija Vuksanović

Ovaj članak je napisan u okviru projekta "Rastimo zajedno 3 - Informacije o EU putem web portala" koji finansira Evropska unija posredstvom Delegacije EU u Crnoj Gori. Članak ne predstavlja nužno službeni stav Evropske unije.

Komentari: 0

Novi komentar