Planet për zhvillimin e sektorit energjetik në Mal të Zi

Në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, çdo shtet në rajon duhet të përballet me çështjen e prodhimit dhe konsumit të energjisë, meqenëse Brukseli në mënyrë të qartë porositë se vendet e rajonit duhet të punojnë për të rritur efikasitetin e energjisë, duke reduktuar prodhimin e energjisë elektrike nga thëngjilli dhe përdorimin më të madh të burimeve të ripërtërishme të energjisë. Këto kërkesa janë intensifikuar pas Marrëveshjes historike klimatike, të nënshkruar në Paris në dhjetor të vitit 2015, e cila njoftoi se deri në vitin 2050 emisionet e rrezikshme të gazit duhet të reduktohen deri në 80%, me qëllim qërritja e temperaturës deri në fund të këtij shekulli të mbes nën 2 °C. Për veç kësaj, kjo marrëveshje do të ketë pasoja në realizimin e projekteve të planifikuara për ndërtimin e termocentraleve të reja në rajon, për të cilat do të jetë shumë më e vështirë, madje edhe e pamundur për të gjetur investitorë, me përjashtim ndoshta vetëm në Kinë.

Objavljeno: 15. 04. 2016 - 00:00 Promjenite veličinu teksta: A A A

Nëpërmjet nënshkrimit të Traktatit të krijimit të Bashkësisë Energjetike, Mali i Zi dhe vende të tjera në rajon, janë angazhuar për zbatimin e direktivave të caktuara në fushën e energjetikes. Një nga detyrimet e Malit të Zi është se që nga 01.01.2018, blloku ekzistuese i TC "Plevla" duhet të  rindërtohet  apo të mbyllet duke kërkuar mekanizmin e ashtuquajtur "Opt-out" (reduktimin e punës se termocentraleve në 20.000 orë nga 2018 - 2023). Serbia vendosi  zbatimin e direktivës për impiantet e mëdha me djegie, për mbylljen e disa prej termocentraleve të veta. Gjithashtu, Mali i Zi vendosi të mbyllë termocentralin "Plevla", deri pas vitit 2023 do të mbyllen dhe 3 termocentrale në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Përveç kësaj,në të gjitha vendet e rajonit ose ndërtohen ose planifikohet ndërtimi i centraleve të reja termike. Kështuështë i njohur projekti i ndërtimit të bllokut të 6-të tëtermocentralit  „Shoshtanj“ në Slloveni, i cili në fillimin e tij ka kërkuar 690 milion europërndërtimin, ndërsa deri ne vitin 2014 dheme provën e lëshimit të tije në punë, ai ka kushtuar 1,43 miliard euro. Këto para sigurohen kryesisht përmes kredive, të siguruara nga garancitë shtetërore, e cila u bie në ngarkesë taksapaguesve.Ketë projekt gjatëndërtimit të tij e kanëpërcjellë shumëafera kontraverse,duke filluar nga çmimi i prodhimit dhe shitjes sëenergjisëelektrike, justifikimet ekonomike, korrupsioni, numri i tëpunësuarve, ku në fillim janë prezantuar se do hapen 3500 vende pune afatgjate, ndërsa nga publiku janë fshehur. Investuesit e programit kanë deklaruar numrin nga 200 vende pune afatgjata.

Aktual është edhe projekti i ndërtimit tëtermocentralit „PlominC“ në Kroaci, për tëcilën në fillim tëshkurtit Ministri i mbrojtjes së mjedisit jetësorë dhe natyrës  sëRepublikës se Kroacisë,Sllaven Dobroviq  ka deklaruar se strategjia e re e zhvillimit të energjisë sëKroacisë ka anuluar ndërtimin e termocentralit "Plomin C", si dhe termocentralet në Plloçë.Nga këto projekte para se gjithash hiqet dore përarsye të paarsyetushmërisë ekonomike dhe nga deklarimi nga Brukseli qe do të nisin hetimin  në lidhje me garancitë shtetërore për ndërtimin e termocentraleve të lartpërmendura të energjisë.

Pavarësisht marrëveshjes klimatike në Paris si dhe sinjaleve nga Brukseli, Qeveria e Malit të Zi përmes Strategjisë së Zhvillimit të Energjisë deri në vitin 2030, në mesin e projekteve prioritare përfshinë ndërtimin e bllokut të dytë të termocentralit "Plevla", përkatësisht shfrytëzimin e rezervave të qymyrit të vendit. Si pasojë, planet e veprimit dhe objektivat strategjike promovojnë eksploatimit e lëndëve djegëse fosile (pa plane të besueshme për të përdorur burime të reja të tilla si diellore, të erës, biomasës, si dhe zbatimin e efiçencës së energjisë)edhe pse këto rezerva janë me afat të kufizuar.

Përveççështjes se nëse Mali i Zi ka nevojë për një burim të energjisë elektrike si blloku i dytë i termocentraleve dhe se cilat janë nevojat e vërteta për të, ekzistojnë shumëçështje të tjera që ky projekt i vuri ne pikëpyetje të madhe. Ndërtimi i impianteve të reja termike që djeg qymyr nuk është e justifikuar, jo vetëm për shkak të rezervave të pamjaftueshme të qymyrit në Plevle, por edhe për shkak të vlerës së ulët kalorike të thëngjillit, detyrimit për të respektuar reduktimin e emetimeve të CO2, projektimit të çmimit të shitjes së energjisë elektrike nga blloku i dytë, por jo më pak e rëndësishme janë dhe çmimet gjithnjë e më të ulëta të energjisë elektrike në tregun Evropian. Kostoja e parashikuar e ndërtimit të bllokut të dytë të Termocentralit "Plevla" prej rreth 360 milionë nuk është përfundimtare dhe mund të jetë dy herë më e lartë. Përveç kësaj, financimi i këtij projekti do të jetë nga kredia (si në Plomin C), me hapjen e një kompanie të re, të krijuar përmes bashkimit të minierave të qymyrit dhe termocentraleve dhe për të menaxhuar bllokun tjetër, por pas saj duhet të jetë një garanci shtetërore që do të thotë sepas kësajqëndrojnë taksapaguesit. Për rrjedhojë, duhet marrë parasysh plotësisht të gjithë treguesit ekonomik dhe paarsyetushmerinë e ndërtimit të bllokut të dytë të termocentralit "Plevla", nëmënyre që të mos vihet në faktin që çmimi i ndërtimit në fund, të mos jete si në Slloveni, dy herë më i lartë. Gjithashtu duhet të merret parasysh edhe mënyra e financimit, kreditimit dhe garancisë për këtë projekt, i cili nuk mund të jetë në përputhje rregulloret Evropiane dhe në këtë kuptim është e mundur të presim një hetim nga Brukseli, siç është rasti me termocentralet në Kroaci.

Në Mal të Zi shihen qartë një grumbull problemesh, duke filluar nga planifikimi i zhvillimit tëenergjisëpërtej kapacitetit prodhues, gjendja e rrjetit, të gjitha deri tek lëndët qëpërdorenpër prodhimin e energjisëelektrike dhe me këto edhe kompanitë e lidhura me këto dhe bizneset e tyre. Për planifikimin e sistemit tëenergjisë sënjë vendi në radhë të parë duhet të dihen nevojat reale te tija për energji elektrike dhe vetëm në bazë të nevojës duhet te planifikohet ndërtimi i kapaciteteve energjetike.Një rast i tillë nuk është me Malin e Zi.

Ovaj članak je napisan u okviru projekta "Rastimo zajedno 3 - Informacije o EU putem web portala" koji finansira Evropska unija posredstvom Delegacije EU u Crnoj Gori. Članak ne predstavlja nužno službeni stav Evropske unije.

Komentari: 0

Novi komentar