Roli dhe pozita e të rinjve përmes prizës së procesit të Berlinit

Procesi i Berlinit është iniciativa kryesuese diplomatike e nisur nga ana e Kancelares gjermane Angela Merkel, në konferencën e vendeve të Ballkanit Perëndimorë, në Berlin në vitin 2014 dhe ka vazhduar në vitin 2015 në samitin e Vjenës. Kjo iniciativë thekson nevojën për të përmirësuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin shumëpalësh ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të BE-së, ku në mes çështjeve të shumta theksohet fusha e infrastrukturës dhe zhvillimit ekonomik. Megjithatë, kur bëhet fjalë për bashkëpunimin, shkëmbimin e përvojave dhe përmirësimin e situatës ekonomike në kontekstin e krijimit të vendeve të punës dhe uljen e papunësisë, ndër aspektet më të rëndësishme të bashkëpunimit thekson përmirësimin e pozitës së të rinjve. Për të kuptuar sfidat me të cilat përballen të rinjtë në Mal të Zi dhe mundësitë që dalin nga këto sfida, duhet të bëjmë tri pyetje kryesore që do të na tregojnë për aspekte të ndryshme të situatës së të rinjve në Mal të Zi, në kontekstin e integrimit në BE dhe i përkasin kuadrit ligjor, bashkëpunimit institucional dhe perceptimit të të rinjve.

Objavljeno: 15. 04. 2016 - 00:10 Promjenite veličinu teksta: A A A

Pjesëmarrja aktive në procesin e vendimmarrjes, përmes krijimit të politikave rinore, a mund të inkurajojnë të rinjtë për të qenë agjentë të ndryshimit dhe kështu t’iu afrohen standardeve të bashkëmoshatarëve të tyre evropian?

Në Mal të Zi, në vitin 2016 duhet të miratohet Ligji i parë për të rinj, propozimi i të cilit tashmë është konfirmuar, kurse akoma ekziston nevoja për tu zhvilluar aktet përkatëse nënligjore dhe Strategjia Kombëtare për të rinj. Strategjia e mëparshme e të rinjve është e projektuar me metodologji të  papërshtatshme, e që ka kufizuar matjen ndikimit. Fushat prioritare të Strategjisë së re për të rinj, siç theksohet, duhet të jenë ato në të cilat ka më shumë boshllëqe: kompetencat për jetën, punësimi, çështjet e informimit të të rinjve dhe cilësia e shërbimeve për të rinjtë.

Miratimi i Ligjit për të rinj do të paraqesë një hap përpara në politikat e të rinjve. Megjithatë, e nevojshme është që Ligji të vihet në jetë, gjë që në periudhat e ardhshme mund të jetë një sfidë, duke pasur parasysh se funksionimi i duhur i ligjit duhet të theksojë rëndësinë dhe rolin e të rinjve në nivele të ndryshme dhe në mënyrë të barabartë kur është fjala për rajonet në Mal të Zi .  

Kjo do të thotë se të gjitha njësitë e qeverisjes vendore te angazhohen në hapjen e qendrave rinore dhe klubeve, përfshirjen e aktivisteve të rinj në procesin e hartimit të ideve dhe më tej në marrjen e vendimeve ,ndërsa për të gjitha është e nevojshme për të përcaktuar qartë buxhetin dhe planin e sigurimit të fondeve të vazhdueshme. Përveç që Mali i Zi më shumë se një dekadë përballet me ''rrjedhjen e trurit '', në radhë të parë ne jemi dëshmitarë të zhvillimit të çekuilibruar të rajoneve të ndryshme në Mal të Zi dhe në përgjithësi për trendin e të rinjve që janë zhvendosur gjithnjë e më shumë në pjesën qendrore të vendit - kur është fjala për arsimim dhe punësim.  

Në vitet e fundit, numri i organizatave dhe nismave rinore është rritur. Edhe pse me pjesëmarrjen e të rinjve ende në një nivel të ulët, organizatat rinore janë duke punuar në mënyrë aktive për të rritur pjesëmarrjen e tyre. Kështu ekzistojnë OJQ të ndryshme që në fokusin e vet kanë të rinjtë. Sot, pothuajse të gjithë universitetet dhe fakultetet kanë parlamente studentore aktive dhe organizata studentore. Studentët janë ata te cilët kane themeluar organizata nacionale siç janë AIESEC, MoMSIC, ELSA, MAPSS, BEST, EESTEC, AEGEE të cilat, kur bëhet fjalë për veprimin rinorë, janë te njohura në nivel kombëtare dhe ndërkombëtare. Ky lloj i organizimit të të rinjve sjellë shumë efekte pozitive - më shumë mundësi për aftësimin (trajnim në fusha të caktuara dhe të mësuarit përmes praktikës, vizitave studimore, të mësuarit në lidhje me kulturat e ndryshme, mësimin e gjuhëve). Në këtë mënyrë, të rinjtë kanë kanalizuar ide dhe janë të inkurajuar për inovacione, duke filluar nga institucionet arsimore nga vijnë apo organizatat që përfaqësojnë. Nuk mund të thuhet se të rinjtë në Mal të Zi kanë treguar iniciativë dhe dëshirë për ndryshim shoqëror. Megjithatë, për të qenë proaktiv, kanë përforcuar pozitën e tyre në shoqëri dhe potencialin e tyre e kanë shndërruar në ide dhe veprim.

Roli i tyre duhet të njihen fillimisht në nivel lokal, pastaj dhe në nivel kombëtare. Vetëm kur të arrihen rezultatet e para konkrete në hap me Ligjin për te rinjtë dhe të strategjive të ndryshme, është e mundur të vazhdojmë të flasim për rininë përmes prizmit të procesit të Berlinit dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe të BE-së.

Si të përmirësohet bashkëpunimi në mes të të rinjve dhe institucioneve të sistemit, në mënyrë që të përmirësohet cilësia e arsimit dhe të zvogëlohet papunësia?

Është e padiskutueshme që të rinjtë janë dalluar përmes iniciativave të ndryshme  - në qershor të vitit 2015 Mali Zi ka nënshkruar marrëveshjen për pjesëmarrje në rrjetet e politikave mbështetëse dhe platformës elektronike të programit  Erasmus+. Programi “Te rinjtë në aksion” vë në dukje rritjen e numrit të të rinjve të cilët janë të përfshirë në aktivitetet rinore ndërkombëtare. “Agjenda pozitive për të rinjtë në Ballkanin Perëndimorë” tashmë tregon progres në zhvillimin e propozimeve dhe ideve konkrete për përmirësimin e situatës së të rinjve. Projekti HERIC, brenda të cilit me sukses është realizuar programi i parë nacional i bursave për studimet master, të doktoratures dhe postdoktoratures, në mes të tjerave ka për qellim edhe stimulimin dhe kthimin e shkencëtarëve nga jashtë shtetit, në mënyrë që t’i përfshijë në komunitetin e hulumtuesve në Mal të Zi.  Siç thekson Ministria e Arsimit, procedura e pranimit të diplomave është procesi me i shkurtër (kur flasim për numrin e ditëve) në krahasim me vendet e regjionit. Një nga iniciativat është edhe krijimi i Zyrës Regjionale të Ballkanit Perëndimore për bashkëpunimin e të rinjve, e cila tani është në procedure.

Megjithatë, qasja ndaj sfidave me të cilat përballen të rinjtë duhet të mbështetet. Përveç sigurimit të mjeteve financiare, institucionet e sistemit duhet të punojnë akoma në krijimin e terrenit të favorshëm për të rinjtë për të shprehur idetë e tyre, për të punuar dhe krijuar. Dy janë problemet në këtë rruge: sistemi i arsimimit dhe papunësia e të rinjve.

Buxheti vjetorë për arsimim është diçka mbi 4% GDP-së. Për vite të tëra, ekziston një problem  i mosrespektimit të tregut të punës me sistemin e arsimit. Te rinjtë në Mal të Zi (15-29) përbejnë përafërsisht 21% të banoreve. Në Mal të Zi, grup-moshën më të arsimuar e përbejnë të rinjtë nga 25-29 vjeç, ku rreth 28% të banoreve kane arsimim universitarë. Pas moshës madhore ka një rënie të madhe në numrin e njerëzve të cilët vazhdojnë shkollimin.

Në vitin e ardhshëm, Mali i Zi duhet të vazhdojë me reformat në planin dhe programin arsimorë në arsimin fillorë dhe të mesëm, me qëllim të zhvillimit të aftësive bazë dhe specifike dhe të fokusohet në rezultatet e mësimit. Duhet të përmirësojë edukimin e mësimdhënësve dhe njëherësh të rishikojë politiken e regjistrimit për arsimimin profesional dhe të lartë, në mënyrë që të racionalizohet regjistrimi dhe harmonizimin me tregun e punës.

Edhe pse programi profesional i praktikes për të diplomuarit, i iniciuar nga ana e Qeverise, me zgjatje deri në nëntë muaj, tani është ne vitin e katërt të realizimit, hulumtimi dhe vlerësimi nga ana e punëdhënësit tregon se për çdo vit 20-25% e praktikantëve punësohen pas përfundimit të praktikes. Papunësia e të rinjve në vitin 2014 ka qene 28,2% ndërsa për vitin 2015 përafërsisht nga 40000 të papune në Zyrën për punësim, një të katërtën e përbejnë të rinjtë me shkollë të lartë.

Përveç harmonizimit të tregut të punës me sistemin arsimor, në mënyrë që të zvogëlohet shkalla e të rinjve të papunë, është e nevojshme që të përmirësohet cilësia e arsimimit dhe programet ekzistuese, por edhe të krijohen programe specifike që do të jenë në dispozicion për të rinjtë në Malin e Zi, duke marre parasysh qe është evidente mungesa e të rinjve me aftësi të veçanta.

Komisioni Evropian në kuadër të Kornizës Strategjike për Bashkëpunim Evropian, Arsimim dhe Edukim 2020, si qëllimin e katërt afatgjatë strategjik, ka deklaruar përmirësimin e kreativitetit dhe inovacionit përmes përfshirjes së ndërmarrësisë në të gjitha nivelet e arsimimit dhe trajnimit.

Arritja e qëllimeve duhet të kontribuojë në gjenerimin e milionit të parë të vendeve të reja të punës në Evropën Juglindore deri në 2020. Kjo është e mundur, në mes tjerash, përmes zbatimit të Agjendës për shkathtësitë e reja dhe për punësim, e cila duhet të identifikoje nevojat  për trajnim në fushën e ndërmarrjes, duke njohur rëndësinë e arsimimit dhe trajnimit në tregun e punës, duke kontribuar kështu në një tranzicion më të mirë dhe më të lehtë nga fusha e arsimimit dhe trajnimit drejt detyrave të punës.

Në cilën mënyrë duhet zvogëluar rrjedhjen e trurit dhe duhet rritur pjesëmarrja e të rinjve në dialogun politik dhe social përmes platformës ekzistuese, për të nisur iniciativa dhe bashkëpunim?

Te rinjtë në Mal të Zi nuk janë plotësisht të njohur me termat e pjesëmarrjes dhe veprimit qytetarë, edhe pse nga ata pritet që të jenë bartësit e ndryshimit në shoqëri. Çdo i pesti person i ri në Mal të Zi di të përkufizoje pjesëmarrjen qytetare ndërsa çdo i katërti çfarë është aktivizmi! Në mes tyre, madje edhe ata që pohojnë se dinë, ekzistojnë prej tyre të cilët nuk janë ne gjendje te shpjegojnë termat e  lartpërmendura, siç është theksuar në hulumtimin e KAP për njohuritë, qëndrimet dhe sjelljet e qytetareve të Malit të ZI në lidhje me punësimin dhe pjesëmarrjen e të rinjve, të realizuar për nevojat e Programit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara për Rininë. Është vlerësuar se në Mal të Zi shumica e qytetareve theksojnë se të rinjtë duhet të konsultohen në marrjen e vendimeve, megjithatë madje dhe 70% te tyre nuk di te tregoje çfarëdo institucioni apo organizate në Mal të Zi të cilat sistematikisht merren me të rinjtë. Më së shpeshti përmenden organizatat joqeveritare (akoma në nivel të ulët  prej vetëm 10%). Pjesëmarrja në vendimmarrje përmes anëtarësimit në disa organe, nuk është praktikë e shpeshtë - citohet së përqindja më e madhe të rinjve ka qenë anëtarë i bashkësisë së nxënësve, ndërsa më pak marrin pjese në vendimmarrje përmes anëtarësimit në partitë politike, grupet të punës për përgatitjen e dokumenteve apo në bordin drejtues të ndonjë organizate joqeveritare.

Nga ana tjetër, qytetarët e Malit të Zi mendojnë se shoqëria shumë pak i inkurajon të rinjtë - shumica e të rinjve nxiten në fushën e kulturës dhe kohës së lirë dhe më pak në rastin e sfidave në komunitetin lokal dhe zhvillimin e saj, ndërsa shumica e qytetarëve mendojnë se është thelbësore për t'i dhënë të rinjve një shans për të provuar veten e tyre dhe ata duhet të jenë të përfshirë në punën e komunitetit.

Nga seç përmendem më lartë, konkludojmë se çështjet kryesore në fushën e të rinjve dhe politikave të të rinjve, janë siç vijon: mungesa e të dhënave sistematike, mungesa e strategjive dhe politikave koherente, mungesa e burimeve njerëzore dhe financiare në zbatimin e politikave, pamjaftueshmëri në bashkëpunim  ndërdikasterial, infrastruktura e dobët, planifikim ad hoc dhe mungesa e mekanizmave për monitorim dhe vlerësim.

Për të arritur atë që mbështetët nga procesi i Berlinit - përmirësimin e mundësive për brezin e ri, e cila është me rëndësi të madhe për të siguruar stabilitetin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe progresin në rajon, është e nevojshme kryesisht që në Mal të Zi të njohin dhe të nxjerrin në pah potencialin e të rinjve. Nga ana tjetër, të rinjtë me aktivizimin e tyre duhet të krijojnë hapësirë për të shprehur mundësitë dhe aftësitë e tyre. Çelësi për bashkëpunim të suksesshëm në mesin e të rinjve në rajon është transferimi i njohurive dhe përvojës midis tyre. Megjithatë, vetëm atëherë kur njohuritë dhe përvojat do të shfrytëzohen në mënyrë që të përmirësohet pozita e të rinjve në vendin e tyre, idetë dhe veprimet e tyre mund të njihen edhe më gjerë.

Foto: psu.edu

Ovaj članak je napisan u okviru projekta "Rastimo zajedno 3 - Informacije o EU putem web portala" koji finansira Evropska unija posredstvom Delegacije EU u Crnoj Gori. Članak ne predstavlja nužno službeni stav Evropske unije.

Komentari: 0

Novi komentar