Cikli i prokurimeve publike përbëhet nga disa faza: planifikimi, zbatimi i tenderëve, zgjidhja e ofertuesit dhe kontraktimi, realizimi, mbikëqyrja dhe auditi i kontratës. Është prokuruar dhe më herët, por Ligji i parë për prokurimet publike është miratuar në vitin 2001. Që atëherë dhe deri më tani është ndryshuar disa herë, përfshirë këtu dhe ndryshimet e bëra në vitin 2014. Ligji për prokurimet publike përcakton kushtet, mënyrën dhe procedurat e prokurimit të mallrave, shërbimeve dhe lejimin e zbatimit të punimeve; mbrojtjen e të drejtave në procedurat e prokurimeve publike dhe çështje të tjera me rëndësi për prokurimet publike. Procedurat e prokurimeve publike janë: të hapura, të kufizuara, me ose pa publikim paraprak të thirrjes publike për tender; konkursi, pazari (shoping) dhe marrëveshja direkte.
Derisa procedura e hapur është më transparentja dhe më konkurruesja e me këtë edhe më pak e rrezikshmja për korrupsion, anasjelltas qëndron situata me marrëveshjen direkte e cila trajtohet si përjashtim, deri me 10% të buxhetit për prokurimet publike të shpenzuara në vitin e kaluar. Çdo blerës (subjekt i zbatimit të Ligjit për prokurimet publike të cilët këtë vit janë 644), duhet të ketë një zyrtar të veçantë për prokurimet publike, posaçërisht të trajnuar dhe të sertifikuar për këto punë, i cili mund të inkuadrohet në Komisionin për tender, përkatësisht për çeljen dhe vlerësimin e ofertave. Ka dy kritere për vlerësimin e ofertave, njëri ku ekskluzivisht konsiderohet vetëm çmimi më i ulët dhe tjetri e ashtuquajtura oferta më e mirë ekonomike, ku përkrah çmimit konsiderohen edhe 11 elemente të tjerë. (p.sh. cilësia e mallit, afati i dorëzimit, mbrojtja e mjedisit jetësor, etj) Të drejtat e ofertuesve janë të mbrojtura shumëfish, kështu që nëse ndonjë ofertues është i pakënaqur mund t’i paraqesë ankesë blerësit në çfarëdo faze të procedurës, por gjithashtu mund të ankohet te Komisioni për kontroll të procedurave të prokurimeve publike, si një organ apeli të veçantë jashtëgjyqësorë.

Më tej, nëse është i pakënaqur me vendimin e këtij Komisioni, mund të paraqesë padi te Gjykata Administrative. Parimet e përgjithëshme që rregullojnë fushën e prokurimeve publike, burojnë nga kontratat e lidhura dhe praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Prokurimet publike bazohen në parimet e transparencës, barazisë, konkurrencës dhe mosdiskriminimit. Konsiderohet që harmonizimimi i sistemeve shtetërore të prokurimeve publike të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, paraqet një ndër instrumentet më të rëndësishëm të ekzistimit të tregut të brendshëm dhe heqjes së barrierave për tregtinë e lirë brenda BE-së. Gjithashtu, me reformimin e rregulloreve të BE-s për prokurimet publike parashikohet shfrytëzimi më intensiv i prokurimit publik, si instrument për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm, prandaj janë futur detyrimet për të respektuar kritere të larta sociale dhe ekologjike si dhe të rrisin disponueshmërinë e prokurimeve publike për ndërmarrje të vogla dhe të mesme.
Për prokurimet publike tek ne kujdesen një sërë institucionesh, Ministria e Financave në nivelin e zhvillimit të politikave; Drejtoria për Prokurimet Publike e cila zbaton Ligjin dhe ofron ndihmë profesionale dhe këshilla blerësve; subjektet e zbatimit të Ligjit nëpërmes shërbimeve dhe zyrtarëve të tyre për prokurimet publike; Komisioni Shtetëror ka kompetencë kontrollin sipas ankesave, ndërsa Drejtoria për Inspekcion kontrollon procedurat dhe kontratat e prokurimeve. Qeveria e Malit të Zi pranon se gjatë negociatave në këtë kapitull, pritet kryesisht harmonizimi në fushën e konçesioneve, gjë që paraqet një sfidë të veçantë. Mali i Zi Kapitullin 5 që ka të bëj me prokurimet publike e ka hapur në dhjetor të vitit 2013. Raporti (i shtuquajturi screening) mbi shqyrtimin analitik të harmonizimit të rregulloreve në fushën e prokurimeve publike në raport me dispozitat e BE-së, ka vlerësuar se këto janë të në masë të madhe të harmonizuara, por që sfida kryesore do të jetë forcimi i kapaciteteve për zbatimin e tyre në të gjitha nivelet.
Në të nijetin dokument thuhet që vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet luftës kundër korrupsionit dhe konflikteve të mundshme të interesit, përmes masave siç janë: rritja e transparencës, respektimi i procedurave të qarta dhe funksionimit të mirë të sistemit të sigurisë juridike. Këtu shihet lidhja e qartë e këtij kapitulli dhe atij më shumë të njohur, i cili ka të bëjë me masat antikorruptive dhe që mbanë shenjën 23 ‘Drejtësia dhe të drejtat themelore’. Megjithatë, Mali i Zi nuk mund të lavdërohet me numrin e mjaftueshëm dhe jo të rëndësishëm, të rasteve të zbulimit të korrupsionit në prokurimet publike. Edhe pse janë harxhuar më shumë se një miliardë euro në prokurimet publike, në 15 vitet e fundit, është e vështirë të gjendet edhe një rast vendimi të formës së prerë për korrupsion në këtë fushë. Është e nevojshme të pajtohen dy parime: ligjshmëria dhe efikasiteti. Ligjshmëria nuk është përparësi e sistemit tonë të prokurimeve publike, prandaj shpesh vjen në dyshim edhe efikasiteti, sidomos atëherë kur blerja i disa mallrave bëhet urgjente për qytetarët e sidomos për pacientët në sektorin e shëndetësisë.

Në mesin e ofertuesve vërehen shembuj të mospërmbushjes së obligimeve në pajtim me afatet dhe cilësinë e premtuar. Duhet të pranohet se edhe blerësit (porositësit) shpesh tregohen të papërgjegjshëm, pasi vonojnë me pagesa. Dispozitat e Bashkimit Evropian në fushën e prokurimeve publike në të ardhmen do të ndryshojnë, ndërsa Mali i Zi do të duhet që legjislacionin e vet ta harmonizojë me këto dispozita. Gjithashtu do të duhet të kërkojmë zgjedhjet më të mira të vetat, të cilat do të vlejnë për prokurimet nën vlerën për të cilën zbatohen rregullat e harmonizuara me dispozitat e BE-së. Në kuadër të realizimit të Planit të veprimit për kapitullin 23, që para dy viteve ka filluar hartimi i Metodologjisë të analizës së rrezikut dhe zbulimit të hershëm të veprimeve korruptive. Kjo Metodologji, kur të jetë në dispozicion, mund t’iu shërbejë organeve të inspektimit dhe të tjerëve, të ngarkuar për kontrollin e ligjshmërisë dhe luftën kundër korrupsionit. Centralizimi i prokurimeve publike është njëra prej çështjeve dhe dilemave të rëndësishme, i cili presupozon zvogëlimin e numrit të porositësve dhe specializimin e shërbimeve për prokurimet publike, në numër më të vogël të organeve.
Numri i porositësve është 644, por disa prej tyre e delegon punën e prokurimeve publike në organe të tjera (kjo ndodhe psh. tek “organet në përbërje”). Mbetet të pritet, duke pasur parasysh disa përvoja pozitive, centralizimi të zbatohet edhe përmes institucionalizimit të organeve qendrore për blerjen (prokurimin) e disa mallrave, siç është blerja e materialit kancelarik për organet e administratës shtetërore, ose psh. furnizimi mjekësor për institucionet shëndetësore. Ndryshimi i fundit i Ligjit për prokurimet publike, të cilat hynë në fuqi në maj të v. 2015, kanë harmonizuar rregulloret tona me direktivat e BE-së për prokurimet publike, në fushën e menaxhimit të ujërave, energjetikës, transportit, shërbimeve postare, mbrojtjes dhe sigurisë. Aktualisht po përgatitet edhe Strategjia e zhvillimit të sistemit të prokurimeve publike për pesë vitet e ardhshme (2015-2020). Edhe pse është kryes pjesa më e madhe e punës në harmonizimin formal të legjislacionit tonë me dispozitat e BE-së, mbetet puna praktike e punës – zbatimi i plotë dhe konsekuent, i fokusuar në luftën kundër korrupsionit.